Live Stories from Prishtina

LIVE

Prishtinë

Prishtinë

A do të zgjidhen krizat e Kosovës? Çfarë ndodhi dje në Kosovë?

Mirëmëngjesi i dashur lexues, uroj që kjo javë të sjellë ato që kaherë dëshiron: gëzimin që pret, ndryshimin që uron të të ndodhë, vizitën që shpreson ta realizosh, personin që mezi pret ta shohësh, shprehjen “të dua” që për herë të parë do t’ia thuash, apo do ta thonë ty. Sepse, përndryshe, nëse jeta nuk ka këto momente, çfarë kuptimi do të kishte?


14 Prill, 2025

Prishtinë

Kriza e rrymës, heshtja politike dhe një shfaqje që nuk u ndal – Dje n’Kosovë

Për 10 vitet e fundit, sa herë jam parë në pasqyrë çdo mëngjes dhe kam pyetur veten: “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të doja të bëja atë që do të bëj sot?”, dhe sa herë që përgjigjja ka qenë “jo” për shumë ditë me radhë, e di që duhet të ndryshoj diçka.


12 Prill, 2025

Prishtinë

Dje nga Kosova, që bën atë që thotë!

Ka gjëra që i bëjmë, pa e menduar pse-në.
Një shije që na kujton dikë. Një këngë që s’e kalojmë dot pa e dëgjuar deri në fund. Një film që na prek, jo për historinë, por për kujtimin që mbart. Ne jemi mbledhje kujtimesh. Jemi copëza njerëzish që kemi dashur, që kemi humbur, që ndoshta nuk na flasin më — por që ende jetojnë në gjërat që bëjmë.


11 Prill, 2025

Prishtinë

Njerëzit që zgjedhin të jenë të mirë çdo ditë, edhe kur nuk u kthehet e njëjta mirësi – çfarë i motivon?

“Mirësia është gjuha që të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin.” 
Mark Twain


10 Prill, 2025

Prishtinë

Një ditë e zakonshme në një vend të pazakontë – Dje n’Kosovë

Mirëmëngjesi, lexues i dashur, e vetmja gjë që e kapërcen fatin e vështirë është puna e vështirë — sepse ndonëse nuk zgjedhim ku lindim, as cilat sfida na bien për hise, zgjedhja më e rëndësishme mbetet mënyra si u përgjigjemi atyre. Aty fillon ndryshimi.


10 Prill, 2025

Prishtinë

Investim në kulturë, debat për qeverisjen dhe fjalimi i Gërvallës në OKB – Dje n’Kosovë

Mirëmëngjesi i dashur lexues, t’ju tregoj një histori të dëgjuar, për këtë mëngjes: -Po plakesh. Nuk je më ai që ke qenë, po bëhesh më i hidhur dhe më i vetmuar – i thanë. – Jo. Nuk po plakem, po bëhem më i mençur. Kam pushuar së qeni ai që u pëlqen të tjerëve dhe po bëhem personi që më pëlqen të jem; nuk dua më që të më pranojnë të tjerët, por dua të pranoj veten time. I kam shmangur pasqyrat gënjeshtare që mashtrojnë pa mëshirë. (V.H)
Koha është “asgjë”, nëse nuk merr mësimin e duhur nga ajo.


9 Prill, 2025

Prishtinë

Dje nga Kosova dramatike!

Mirëmëngjesi i dashur lexues,
uroj që çdo ditë ta fillosh aq bukur, sa bukuria e zemrës tënde kur diçka e mirë të ndodh. Mos lejo asnjëherë që njerëzit të zbehin dritën tënde, vetëm sepse ata verbohen prej saj. Thuaju të vënë syze dielli 😎


8 Prill, 2025

Prishtinë

Dje nga “bijtë e bijat e Arbërit”!

Lexues, jo çdo stinë e jetës është për lulëzim dhe arritje. Disa stinë janë për mbjelljen e farave të së ardhmes, duke punuar në heshtje. Disa janë për pushim dhe reflektim, për t’u rikuperuar e për t’u forcuar. Disa janë për të mësuar dhe për të përthithur përvojë. Çdo fazë ka vlerën e saj, pranoje dhe ec përpara me besim.


29 Mars, 2025

Prishtinë

S’ka rrugë të mirë pa lëkundje – Dje n’Kosovë

Është një karrige që t’pret të ulesh, në tavolinat që ende nuk i ke parë. Dyer që do të hapen, aty ku ti nuk ke trokitur ende. Dhoma që presin për praninë tënde, kur ti ende nuk ke ëndërruar për to. Vende që fshehin bukurinë e tyre për t’u fotografuar nga memoria jote e kujtimeve… Ka kaq shumë gjëra që të presin, andaj, lexues, beso në rrugëtimin tënd!


15 Mars, 2025

Prishtinë

Çka po ndodh në Kosovë?

Lexues, thjesht dua të të kujtoj se, edhe pse ka 7.9 miliardë njerëz në këtë botë, ti je ende unik. Ti ke rëndësi. Dhe ekzistenca jote është e rëndësishme. Zërat në kokën tënde mund të thonë gjithçka, por nuk janë të gjithë të vërtetë. Ti je kaq i veçantë. Ka ardhur koha ta njohësh më në fund vlerën tënde.


10 Mars, 2025