Live Stories from Prishtina

LIVE

Prishtinë

Prishtinë

Në Kosovë stërvitet NATO-ja, jo politikanët!

Më lejo që këtë fillim të javës të të flas për një zë. Jo për atë që po lexon tani, por për një tjetër – atë që e ke brenda. Zërin që të pëshpërit çfarë është e drejtë, kur të largohesh e kur të qëndrosh. Ai që të thotë drejt në sy kush janë miqtë e tu, kur të thuash “po” dhe kur “jo”. Ndonjëherë ky zë është aq i qartë, si kristal.
E ndonjëherë mezi ja dëgjoj pëshpëritjen. Por është aty.


26 Maj, 2025

Prishtinë

Kur vendi s’konstituohet, qyteti s’pastrohet dhe përgjegjësia shkarkohet! 23 maji i Kosovës na teston të gjithëve!

Në mes të errësirës mëso të ecësh me besim, sepse dhe nata më e errët dorëzohet përballë agimit. Kohët e vështira janë vetëm prova për të ndarë të vendosurit nga të dorëzuarit. Ti je më i fortë se çdo sfidë. Bëhu ai që ecën përpara kur të tjerët ndalojnë, sepse pas çdo stuhie lind një mëngjes i ri, plot shpresë dhe mundësi.


24 Maj, 2025

Prishtinë

Një ditë kur zemra rrah për Kosovën!

Lexues, ji i bukur në zemrën tënde, sepse aty fillon gjithçka që ka vlerë. Fjalët e tua le të jenë të pastra dhe të buta, sepse ato janë pasqyrë e shpirtit. Ji rrezatues edhe kur askush nuk të sheh, sepse ndershmëria është dritë e brendshme dhe kur të ndihesh i fyer apo i lënduar, mbaje durimin më të ëmbël që ke – ai është forcë, jo dobësi.


23 Maj, 2025

Prishtinë

Koha për t’u rritur… qytetari është në pritje! Dje n’Kosovë

I dashur lexues, pas një moshe të caktuar, nuk je më produkt i mjedisit apo mënyrës se si je rritur, mënyra se si jetojmë bëhet zgjedhje personale. Nëse vazhdon ta fajësosh të kaluarën tënde për mënyrën si jeton, fillon dhe bëhet vetëm justifikim.
Të bëhesh më mirë pavarësisht çdo rrethane është përgjegjësia jote. Rritja është zgjedhja jote ose e merr jetën në duar, ose bëhesh rob i arsyetimeve. E vërteta është: askush nuk vjen të të shpëtojë. Është në dorën tënde të bëhesh personi që kurrë nuk të mësuan si të ishe.


22 Maj, 2025

Prishtinë

61 numra, por jo për ty – politika me monolog!

Mirëmengjesi i dashur lexues i hershëm, një gja mos harro, me kenë mirë në shpirt është pasuni e madhe. Dashnia ndaj njerëzve tregohet përmes respektit, uroj që të kesh besim edhe kur sytë nuk shohin rrugën, e me ecë përpara edhe kur toka të dridhet nën këmbë.


21 Maj, 2025

Prishtinë

Nga fara tek shpëtimi, një ditë në Kosovë!

I dashur lexues, nëse ndonjëherë harron se sa i veçantë je, vetëm kujtoje faktin se çdo frut që e ha ose je duke ngrënë, është bërë për ty që nga momenti që i është mbjellur fara. Prej asaj shegës që rritet në Iran, avokados që është rritur në Meksikë, asaj që njihet si qepa kineze e na e njohim si kivi. Kur frutat e gjejnë rrugën për tek ti, gjithçka tjetër e gjenë.


20 Maj, 2025

Prishtinë

Dje nga zemra e Ballkanit: Gati për ta filluar javën!

Ndryshimi fillon nga brenda. Mendimet tona janë si syzet me të cilat shohim realitetin nëse i ndërron, sheh ngjyra të reja, mundësi të reja. Por shumë herë ndodh që edhe pasi kemi ndryshuar mënyrën se si mendojmë, ne vazhdojmë të qëndrojmë në të njëjtën rrethinë. Kur rritesh si person, mos ki frikë të riformësosh botën tënde të largohesh nga gjërat që s’të përfaqësojnë më dhe të krijosh një realitet që pasqyron versionin tënd më të mirë.


19 Maj, 2025

Prishtinë

Kafja pihet, kushtetuta interpretohet, por Kuvendi nuk konstituohet!

Mos prit të të bjerë motivimi nga qielli. Ndonjëherë ushqimin për ditën e sotme duhet ta konsumosh edhe nëse nuk e do. Lëvize pak veten, dhe motivimi do të vijë rrugës. Si çdo mendim i mirë: vjen kur fillon të bësh diçka.


17 Maj, 2025

Prishtinë

Në një vend që pret Kushtetuesen!

Kur do ta kuptojmë i dashur lexues, se jeta është pak nga të gjitha: të humbësh pastaj të gjesh, të jesh i lumtur pastaj i mërzitur, të jesh i qartë në atë se çka do dhe pastaj konfuz me atë që dhuron, të përjetosh emocione shumë të larta dhe pastaj të ulësh intensitetin e tyre. Të kuptojmë se jeta është mozaik i atyre që kemi dhe nuk kemi.


16 Maj, 2025

Prishtinë

Ky është veç fillimi i një pranvere plot me surpriza!

Gjithë jetën e kam kaluar duke kujtuar të kaluarën. Edhe kur isha 17 vjeç dhe nuk kisha shumë për të kujtuar, mendoja se viti i kaluar kishte qenë më i mirë. Tani, kur kam çfarë të më mungoj, njerëz që nuk janë më, ditë që nuk kthehen, e kuptoj se jetoj më shumë në kujtime sesa në të tashmen. Dhe nesër do të më mungoj e sotmja. Do të pyes veten ku iku koha, ndërkohë që ajo është këtu, tani, para meje. Truri zbukuron kujtimet, por zemra ka nevojë për praninë. Sepse e djeshmja mund të duket gjithmonë më e bukur, por është e sotmja ajo që na formon kujtimet e nesërme.


15 Maj, 2025