Live Stories from Prishtina

LIVE

11 Tetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Lexues i dashur, edhe vijat paralele kanë shumë të përbashkëta, por nuk takohen asnjëherë. Nga ana tjetër, funksionet eksponenciale vijnë nga më poshtë se zero dhe ngrihen së bashku. Gjërat ndodhin ashtu siç janë të thëna për të ndodhur, pavarësisht sa ne duam që të ndodhin ndryshe.

***

Çfarë ndodhi dje në Kosovë?

***

Biseda mes Radoiçiqit dhe Mimoza Kusari-Lilës ka përplasur pozitën dhe opozitën në Kuvend. Opozita lëshoi sallën, pastaj propozoi rezolutë për hetimin e Kusari-Lilës dhe shkarkimin e saj.

Prej publikimit të përgjimeve, vetëm një pyetje kam në mendje, i dashur lexues: prej nga vijnë këto përgjime? Kush i dërgon këto? Nëse një media publikon përgjime të tilla, a është qëllimi i saj të merret me përgjime, apo të plasojë të mirën sociale që do t’i sjellë shoqërisë?

***

Presidentja Osmani, në takimin me emisarin amerikan Kosanof, theksoi nevojën për dialog strategjik me SHBA-në.

Me SHBA-në po, por a nuk e dimë të gjithë që zgjidhja e vetme është marrëveshja përfundimtare me Serbinë? Pse opozita nuk po është më e zëshme ndaj çdo zhvillimi që po ndodh? Pse po e luajnë rolin me deklarata që “as nuk ngrihen e as nuk grahen”? Njëherë i thonë “lësho pe”, pastaj pse lëshove pe?

***

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, është arrestuar dje nga hetuesit policorë pasi arriti në aeroportin e Prishtinës, pas një udhëtimi jashtë vendit.

A na ka ndodhur më herët të kemi të bëjmë me vendime dhe mendësi të abuzimeve në këtë format? Sepse askush nuk ka të drejtë, e as me ligjet e Kosovës, që të falen borxhe për ambalazhuesit e ujit!

***

Shkrimtarja nga Koreja e Jugut, Han Kang, merr çmimin e madh Nobel për letërsi. Për Korenë e Jugut është hera e parë që fitohet një çmim i tillë. Autorja ka vetëm një vepër të përkthyer në gjuhën shqipe.

***

Kjo javë po shkon, i dashur lexues, po shpresoj që në këtë rrugëtim je duke ecur me mendimin që ti përket këtu dhe ke vlerë këtu!