Live Stories from Prishtina

LIVE

7 Gusht, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Mirëmengjesi i dashur lexues, sa bukur është ta ndajë çdo ditë me ty. Të zgjohemi duke e ditur që kam për të të treguar diçka të mirë e pastaj edhe të ndajë me ty t’mirën e t’keqen. Në Lojërat Olimpike të Londrës, atletja e Fanny Blankers-Koen, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, ndihmoi ekipin holandez të fitonte stafetën 4 × 100, duke u bërë gruaja e parë që fitoi katër medalje ari në një lojë të vetme.

Kjo është veç me ju tregu se nëse do diçka gjithsesi e arrinë, mjafton aty thellë në brendësinë tënde ta gjesh atë kurajon që fle brenda teje.

T’i kthehemi tash se çka ka ndodhur dje në Kosovë?

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të enjten transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përveç transportit publik falas, është njoftuar se parkingu prapa Pallatit të Rinisë do të jetë falas për autobusët e protestuesve nga ora 16:00 deri në orën 18:00.

***

Dje në Kosovë qëndroi për vizitë përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, pas takimit me Vjosa Osmanin ai u shpreh se gjërat në dialog mund të marrin “më shumë kohë” për shkak të situatës politike.

Është pak për të qeshur kur dëgjon dikë nga zyrtarët e BE-së se mund të ketë vonesa në dialog për shkak të situatës në Kosovë apo situatës në Serbi sepse fjala vonesë për proces që po zgjatë tash e 15 vite gati është pothuajse e tepruar.

Dialogu që nga fillimi nuk është ndërtuar në shtylla të qëndrueshme, përshembull çysh vjen në diskutim situata politike në Kosovë (sado e tmerrshme që është për ne), kur ditët e fundit, e kohët e fundit janë arrestuar kosovarë në Serbi, tregon brishtësinë në dialog.

Duhet të theksohet se SHBA-ja ua ka bërë të ditur Kosovës dhe Serbisë se dëshiron raporte me të dyja shtetet dhe se raportet me njërin shtet nuk ndikojnë në raportet me tjetrin. Ani pse është e vërejtshme që presioni amerikan në dialog përdoret vetëm ndaj Kosovës dhe se kjo është mirëpritur në vazhdimësi nga BE-ja.

***

Përderisa në QKUK po ka mungesë të albuminës.

Fillimisht ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se albumina ka, por ka pasur vonesa afro tri javore pasi është vonuar sjellja e tyre nga operatori ekonomik. Vitia ka thënë se “çdo vonesë evidentohet e dënohet operatori ekonomik”.

Cili operator qenka dënuar për çdo mungesë të albuminës?

E më pas reagoi Kurti.

“Znj. gazetare ju i thoni pronarit tuaj, pronarit të televizionit tuaj që t’ia kthej 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës. Leji albuminat. 62.6 milionë euro duhet t’ia kthej Korporata Devolli, Telekomit të Kosovës, pastaj flisni për albuminat”, tha Kurti.

Pra ju drejtua Arbresha Ukës, gazetares nga Klan Kosova. Po pse për tema të tilla nuk shkoni z.kryeministër tek mediumi përkatës dhe të debatoni me ta, por i kundërvërsulesh gazetares, e cila po bën pyetje në QKUK, për probleme të QKUK-së.

Apo edhe ta padisni për një çështje të tillë dhe jo t’i kundërviheni dikujt që nuk merret me këtë çështje.

***

E pra, edhe kjo ishte një ditë më parë në Kosovë, me mungesë të albuminës dhe me një debat që i ngjanë gjithnjë e më shumë një skene për fjalime të forta sesa për zgjidhje reale. Por gjithsesi, të nesërmen e nisim prapë bashkë me kurajon që fle brenda nesh, siç na mëson Fanny dhe me dëshirën për ta thënë të vërtetën, për çdo të mirë e të keqe që na pret.