Live Stories from Prishtina

LIVE

February 20, 2024

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Përshtatje nga artikulli i revistës Vogue (What love addiction feels like)

Nga ajo që fillon si simpati e të del jashtë kontrollit

Dimrin e 2021-së rashë në dashuri. Duke qenë për disa vite beqare, më goditi shumë. Isha euforike. Isha me energji. Ndjeja një shkëlqim dhe isha më e gjallë, më në fund u zgjova nga rutina e përditshme e cila po më mbyste.

Ai ishte dikush që unë ndaja ditën me të edhe pse kisha zero komunikim të ndërmjetëm deri pas një kohe. Klisheja më e mirë për një adoleshente në të 20-at e saja, e cila po diplomonte, por që kurr nuk arriti të ikte me të sepse, në trupin tim, thjesht i mbyta ndjenjat e mia aty ku ato u shndërruan në një rutinë e cila ishte duke konsumuar fantazi.

E dini, llojin e dashurisë kur mendoni për një person që nga momenti që zgjoheni e derisa bie në gjumë, kaloni orë të tëra duke ëndërruar mënyra për të orkestruar një takim “të rastësishëm” me të. E imagjinoni se çfarë do të thoni, çfarë do të vishni, për çfarë do të diskutoni.

Pastaj keni edhe ato pikëpytjet që fillmisht duken të lezetshme si :

A është e pashmangshme që ju të keni kontakt me sy me dikë nëse jeni vazhdimisht duke e parë atë? A janë ndjenjat e tyre recpiroke për ju? Kjo që po ndjeni a mund të jetë energji e cila do ishte e pamundshme të ju mbante kaq gjatë nëse ndjenjat e dy palëve nuk do të ishin të përfshira?!

Të qenit “çmendurisht e dashuruar” fillova ta ndjeja si një sëmundje mendore. Ishte intensiteti që më bëri të ndihesha e çmendur – më humbi oreksi, nuk mund të flija, humba interesin për botën e jashtme. E gjeja veten në lot kur detyrohesha të pranoja se ky ishte një obsesion i njëanshëm, ose ekstazë nëse do të kishte thërrime interesi për t’u ushqyer. Isha shkrirë në një pellg pafuqie.

Edhe pse në mënyrën si unë di, kisha bërë disa hapa që për mua ishin të mjaftueshëm për ta kuptuar që po më pëlqete. Përgjigjet që morra në këmbim asnjëherë nuk ishin të qarta. Ishin të mangta, pa emocion dhe vetëm edhe më turbulluese. Çdoherë që më kaplonte inati ndaj tij, kalonin 72 orë dhe ndjenjat e mërzisë nuk ishin më në shpirtin tim. Ndonjëherë e mendoja se ajo që bënte dhe ajo që pohonte verbalisht, ishin kundër njëra-tjetrës, sikur kisha tendenca t’i arsyetoja edhe veprimet që nuk arsyetoheshin. Absurde a po?!

 

E gjeta shpejt diagnozën time. Pasi disa kërkimeve, zbulova se po vuaja nga “limerence”, një fjalë e shpikur në vitin 1979 nga psikologia e ndjerë Dorothy Tennov e cila e shpjegoi këtë edhe në librin e saj  Dashuria dhe Limerenca: Përvoja e të qenurit në dashuri.

Mësova që limerence është një lloj varësie nga dashuria që përfshinë stërmendimet pothuajse të vazhdueshme, rreth dikujt të cilin zakonisht mund ta konsideroni si idhull.

Sipas librit me pak fjalë, limerence ndodh kur ju përjetoni luhatje ekstreme të humorit: eufori kur mendon se eksizton një shans, dëshpërim nëse jo si dhe kontroll e vazhdueshme.

“Limerenca ushqehet nga pasiguria. Sa më e madhe shkalla e dyshimit (rreth dashurisë jo reciproke) aq më shumë ju e ushqeni fenomeni e quajtur limerence”, shkruajt studiuesi amerikan Brandy Wyant në vitin 2021 pas publikmit të studimit të tij rreth limerence.

Është qetësuese të dish që nuk je vetëm. Ka 20,000 të ashtëquajturat limerent në Reddit , ku temat përmbajnë hashtags të tilla si “The One”, “24/7” dhe “Overwhelmed”.

Psikologia Dorothy Tennov, tregon se episodi mesatar i përkohshëm për dikë me varësi si limerence zgjat nga 18 muaj deri në tre vjet; disa raportojnë se zgjat me dekada. “Ajo do të shkatërrojë jetën tuaj përfundimisht nëse nuk mund ta kontrolloni atë”

Por si mund të tentoni që të ndryshoni kahjen e ndjenjave tuaja?

Faqja britanike e titulluar “LivingwithLimerence.com” në krye me Dr. L, ju sugjeron këta hapa:

-Mund të filloni me”deprogramimi psikologjik”. Për t’u rikuperuar, ju duhet të mashtroni trurin tuaj për t’i zhvlerësuar ata duke u fokusuar në të metat e tyre.

-Pastaj është “transferimi”, dmth gjetja e një personi më të përshtatshëm për mënyrën se si ju transmetoni dashurinë tuaj.

-Këshilla përfundimtare e Dr L-së është “zbulimi”, ku ju “besoni” (“aka opsioni bërthamor”). Këtu, do të mësoni se ndjenja është ose e ndërsjellë ose nuk është, në këtë rast më në fund do të keni siguri.

Unë fantazova shumë për zbulimin dhe ende e kam të paqartë.

E kuptoj, është një proces i ngadaltë dhe i vështirë (ju bashkëndjej).

Vendosni që të gërmoni pak më thellë dhe të përpiqeni ta shqyrtoni pse mendja juaj zgjedh limerencën mbi dashurinë.

Ekspertët tregojnë për ndikimin e prindërve. “Nëse, gjatë fëmijërisë suaj, nevojat tuaja për vërtetim, dashuri dhe lidhje mezi plotësoheshin nga kujdestarët tuaj, ju mund të zhvilloni një frikë nga braktisja dhe intimiteti”.

Krejt në fund ajo çka ju mund të bëni është që të përpiqeni ta ridrejtoni energjinë në rritjen personale dhe ta ktheni atë në diçka pozitive.

Përshtati: Erleta