Live Stories from Prishtina

LIVE

26 Nëntor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Lexues i rregullt, një rikujtim që duhet ta mbash vath n’vesh: është obligim i yti full-time, të besosh në veten tënde – si një punë që nuk e ka asnjë ditë pushim! Kujdesu për veten si për një fëmijë të vogël. Mos i’a ik orarin e bukës, mos i’a ik orarin e gjumit, mos e le vetëm, duaje, kushtoj vëmendje kur mërzitet, qanë. Pra  duaje❤️

Çka ndodhi dje n’Kosovën tonë:

Rikthim përplasjesh apo vetëm mospajtime (ndodhi të pritshme në poltikë) mes presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së jashtme Donika Gërvalla. A e dini për çfarë? Garë se kush do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Kosovës në Kolumbi.

Derisa presidenca lëshoi njoftimin se Osmani do të marrë pjesë në ceremoni, duket sikur nuk kishte koordinim me ministrinë e jashtme. Tek e fundit a nuk është punë e dy palëve a? S’po kuptoj ku qëndron mos pajtimi a nuk mund të shkojnë që të dyja? Me çfarë tekste të këngëve do ta përshëndesin tash njëra-tjetrën.

***

Fundi i legjislaturës së tretë, me 2 dhjetor diskutohet për qeverisjen Kurti! Tash partitë opozitare e kanë kohën kur tregojnë që gjatë kësaj qeverisje, asnjë projekt i madh nuk është  përmbushë, e me se secilin prej tyre në krye do të përfundohen shumë të tilla.

***

Dje ka filluar fushata, 16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. Në këtë ceremoni u bë thirrje që të vazhdojë angazhimi për parandalimin e rasteve të dhunës.

A del dikush vetë prej sistemit ligjor që tregon për mangësitë ligjore të vazhdueshme në këtë sistem? A ka zgjidhje a jo a?

A ka naj lëvizje këtë vit përveç fjalimeve sensibilizuese prej krerëve shtetëror?

 

***

Bre thojsha çka ka diçka që po mungon…pa i nënvlerësuar kërkesat e tyre, po nuk shkon një vit dhe si gjithmonë SBASHK-u, që më shumë duket se bartë emrin e Rrahman Jasharit, paralajmëron grevë edhe këtë vit. Njëherë pa ultimatume!

Nga java e ardhshme Sindikata e Bashkuar e Arsimit do të fillojë me veprime sindikale. Mësimdhënësit fillimisht do të protestojnë për të kërkuar rritje të pagave e për të shprehur pakënaqësinë për mosnënshkrimin e kontratës kolektive. Nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, Sindikata paralajmëron organizimin e grevës.

***

“Pas luftës, kush jemi ne?!” premton të jetë shfaqje epike e vallëzimit bashkëkohor, prodhuar me idenë e producentit Nysret Pllana dhe koreografi të Robert Nuhës dhe i dedikohet të zhdukurve dhe fëmijëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, 1998/99. Sipas organizatorëve, “tendenca e shfaqjes dans teatër ‘Pas Luftës, Kush jemi ne!?’ është që nëpërmjet gjuhës së trupit, atë të fjalës, komponimit koreografik, qasjes bashkëkohore të imazheve e të gjithë komponentëve të saj, të arrijë në atë formë artistike që të ngjallë reflektim mbi atë se “kush jemi ne, pas luftës!?” Shfaqja do të ketë premierë me 26 nëntor në sallën AMC, Mazgit, ndërsa gjatë javës do të udhëtojë edhe në Tiranë në Ditën e Flamurit me 28 nëntor dhe Shkup me 30 nëntor.

***

Hej… edhe diçka, dita jote normale mund të jetë ëndrra e dikujt por prapë mbetet tek ti ta dërgosh veten aty ku dëshiron të arrish!