Live Stories from Prishtina

LIVE

June 20, 2024

Që të bësh pyetje të mira duhet të jesh i informuar rreth çështjeve që dëshiron ti diskutosh. 

Një aftësi e tillë duhet të ekzistojë edhe tek personat që realizojnë podcast-e. 

Podcast- një fenomen digjital i rikthyer në trend.

Fillimisht të ju njoftoj se çka do të thotë podcast. Podcast është një audio dokument i ngjashëm me një transmetim radiofonik, i cili mund të shkarkohet dhe dëgjohet në kompjuter, mp3 player, telefon apo të dëgjohet edhe online në platforma të ndryshme.

Disa fakte intersante rreth podcasteve; Termi “podcast” u krijua nga gazetari Ben Hammersley.

Realizimi i podcast-it ka ekzistuar që nga fillimi i viteve 2000. Zhanri më i popullarizuar i podcast-it është rreth temave True Crime. Sot në mbarë botën ekzistojnë mbi 1.5 milion podcast-e aktive.

Prandaj sot desha të ndaj me ju disa podcast-e që po i dëgjoj së fundmi të cilat unë i cilësoj si informues dhe inspirues për historitë që prezantojnë.

Të tre podcast-et që kam përzgjedhur janë në gjuhën shqipe dhe udhëhiqen nga personazhe të profileve të ndryshme shoqërore.

Podcast-i “Flasim” i udhëhequr nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tash e një kohë të gjatë transmetohet në kanalin zyrtar të vetë kryeministrit në YouTube. Rama ka ftuar mysafir nga fusha të ndryshme si këngëtarë, aktorë, gazetarë, malsorë, mësues e të tjerë.

Deri tani janë realizuar 3 sezona me minutazhën prej 40 minutash për episodë. Podcasti transmetohet çdo të shtunë.

Pika e cila mund t’i vini re e që mua më kanë lënë më së shumti përshtypje; 

Koncentrimi i kryeministrit Rama në biseda.

Aftësia e tij për të bërë pyetje të thjeshta por që sjellin përgjigje konkrete

Rehatia që u’a dhuron mysafirëve 

Nëse ju pëlqen këngëtari Alban Skenderaj, dëgjojeni podcast-in me të, të cilin e realizoi para se artisti në fjalë të mbante koncertin e tij madhështor në Tiranë. Aty do t’i vini re të gjitha pikat që i përmenda.

 

 

Për të qëndruar prap në Shqipëri, ju njoftoj me podcast-in “Zë” nga Mira Kazhani.

Mira Kazhani është gazetare. Është autore e podcast-it më të ndjekur dhe të popullarizuar në hapësirën shqiptare. Zë me Mirën Podcast ka sjellur shqiptarët më afër Shqipërisë, përmes të ftuarve nga Shqipëria e Kosova dhe të shqiptarëve kudo nëpër botë. Podcast-i tashmë ka mbushur më shumë se një vit që nga publikimi i episodës së parë dhe transmetohet çdo të premte, në orën 12:00 në platformën YouTube. Duke qenë një gazetare, Mira ju ofron edhe anën psikologjike të artistëve mbarë shqiptarë përmes pyetjeve të saja. Doktorë, moderatorë, këngëtarë, fotografë e për çdo rrëfim tjetër mund ta dëgjoni Mirën.

 

 

Suzanne Podcast, janë rrëfime të ritreguara nga Arlinda Ramdani.

Një podcast ku përfshihen gratë nga Kosova, se si lagjet, jetesa e tyre ndikuan në perceptimin e botës së tyre dhe komuniteti ku ato kanë lindur, jetojnë dhe punojnë. Podcast-i Suzanne, transmetohet edhe në Paper FM, 91.1fm, çdo të premte nga ora 18:00, në kuadër të emisionit Drive Time me Shukin. Shoqëria e gjerë e Arlindës, ka ndihmuar në grumbullimin e grave që ajo i konsideron me ndikim në rrethin tonë përmes punës që ato kanë bërë. Ritregimet e tyre shtrihen mbi muzikën që ato kanë dëgjuar, shtëpitë e tyre, stili i jetesës, veshjes në 30 minuta kohëzgjatje.