Live Stories from Prishtina

LIVE

9 Maj, 2025

12 filma të zhanrit komedi-romantike që bazohen në personalitetin e shenjës tuaj të horoskopit.

DASHI – “10 things i hate about you”, viti i publikimit – 1990
Aktorët kryesorë: Heath Ledger dhe Julia Stiles
Dashi i vlerëson personalitetet që kanë guxim, humor dhe të qenit i/e patrembur nga sfidat. Përderisa shakatë dhe rebelimi i aktorëve ne filmin “10 things i hate about you”, rezonon me natyrën aventureske të dashit, ana romantike dhe historia e filmit e vë në pah pasionin që fshehin në vete personat që i takojnë shenjës së dashit.

DEMI – “Pride and Prejudice”, viti i publikimit – 2005
Aktorët kryesorë: Keira Knightley dhe Matthew Macfadyen
Demi pasqyron romancën dhe elegancën klasike. Adaptimi i romanit “Krenaria dhe Paragjykimi” nga novelistja Jane Austen, të ofron historinë e dashurisë që i rezistoi kohës dhe qëndroi kundër traditave angleze, kjo pasqyron saktë vlerësimin e demit per bukurinë dhe traditën.

BINJAKËT – “When Harry met Sally”, viti i publikimit – 1989
Aktorët kryesorë: Meg Ryan dhe Billy Crystal
Binjakët i shijojnë dialogjet, debatet e mirëfillta, ngacmimet dhe flirtimet. Eksplorimi dhe shndërrimi i shoqërisë në një romancë tek historia e filmit, rezonon me natyrën e binjakëve për risitë, dashurinë dhe stimulimet që atyre ju nevojiten për bisedat e thella më përfundime të qarta.

GAFORRJA – “The Notebook”, viti i publikimit – 2004
Aktorët kryesorë: Ryan Gosling dhe Rachel McAdams
Personaliteti vlerësues ndaj çdo gjëje që ju servohet, lidhja emocionale që krijojnë me njerëzit dhe ana sentimentale që gaforret e posedojnë mund të përshkruhet përmes filmit ”The Notebook” sepse përshkruhen këto pika:
Portretizimi i cili prek zemrat e njerëzve, dashuria e qëndrueshme dhe emocionet e sinqerta në historinë e dyshes. Largimi dhe pastaj rikthimi, distancimi dhe mos-tretja e dashurisë mes tyre ngjason shumë me peronalitetin e gaforres.

LUANI – “Crazy, stupit, love”, viti i publikimit – 2011
Aktorët kryesorë: Steve Carell, Emma Stone, Rayan Gosling
Filmi përshkruan knaqësinë që luanët e ndjejnë ndaj gjesteve të mirësjelljes, dhuratave dhe humorit. Përzierja e romancës dhe komedisë në këtë film përgjatë zhvillimit të ngjarjes dhe ndërrimi i papritshëm i karaktereve në film rezulton në dramat e argëtimin që personat e shenjës së luanit gjithmonë e kërkojnë.

VIRGJËRESHA – “How to lose a guy in 10 days”, viti i publikimit – 2003
Aktorët kryesorë: Kate Hudson dhe Matthew McConaughey
Virgjëresha njihet për natyrën detajiste dhe vëmendjen që ua kushton situatave të përditshme. Në këtë film të zhanrit rom-com karakteret kryesore janë planifikues dhe detajist të strategjive për të bërë për vete njëri-tjetrin e cila rezonon me natyren organizative të virgjëreshës.

PESHORJA – “Notting hill”, viti i publikimit – 1999
Aktorët kryesorë: Julia Roberts dhe Hugh Grant
E sunduar nga planeti i Venerës (dashurisë), peshorja balancon romancën dhe estetikën. Historia magjepsëse e dashurisë së Anna Scott, një aktore e famshme me William Thacker, pronar i një librarie në Notting Hill, komplikohet pasi gjërat mes tyre thellohen. Apasionimi i William pas bukurisë dhe dashurisë së pakusht përshkruan personalitetin e peshores.

AKREPI – “Pretty Woman”, viti i publikimit – 1990
Aktorët kryesorë: Julia Roberts dhe Richard Gere
Akrepat njihen për pasionin e tyre dhe intensitetin e emocioneve të thella. “Pretty Woman”, eksploron tematikat e dashurisë, intimitetin, transformimin dhe mospranimin e emocioneve që personaliteti i akrepit mund t’i cilësoj si interesante dhe të konsiderueshme për t’u diskutuar.

SHIGJETARI – “The Holiday”, viti i publikimit – 2006
Aktorët kryesorë: Cameron Diaz, Jude Law, Kate Winslet dhe Jack Black
Shigjetarët i preferojnë aventurat dhe këndvështrimet optimiste. Tregimi i ngrohtë dhe vetë-zbulues i personazheve në film, dëshira për t’i dhënë mundësi të reja jetës, përshtatet mirë me personalitetin e shigjetarit. Dashuria për udhëtim e liri saktëson përshtatshmërinë e filmit me personalitetin e shigjetarit.

BRICJAPI – “Sleepless in Seattle”, viti i publikimit – 1993
Aktorët kryesorë: Tom Hanks dhe Meg Ryan
Bricjapi e kupton sharmin dhe karizmën. Dashuria e cila i bëri ballë kohës, nostalgjia për periudhën e dikurshme dhe malli për personat e dashur rezonon edhe me personalitetin e bricjapit poashtu edhe me temat kyçe që filmi prek.

UJORI – “500 Days of Summer” – viti i publikimit, 2009
Aktorët kryesorë: Joseph Gordon-Levitt dhe Zooey Deschanel
Ujori ndjenë kënaqësi nga historitë që nuk bindin njerëzit dhe provokojnë ngritjen e debateve. Narrativa jolineare e këtij filmi, karakteret e ndryshueshme dhe zbulimi i kompleksicitetit të dashurisë rezonon me personalitetin për inovacion dhe indivualizëm të ujorit.

PESHQIT – “La La Land”, viti i publikimit – 2016
Aktorët kryesorë: Emma Stone dhe Ryan Gosling
Shenjës më ëndërrimtare dhe fantazuese të horoskopit, sigurisht që për shtati i shkon një film si ky, me sekuencat muzikore ku pianisti dhe aktorja gjenden në mes të dashurisë për njëri-tjetrin dhe karrierës. Pasioni i thellë për imagjinatë dhe romancë rezonon me personalitetin e peshqve.