Live Stories from Prishtina

LIVE

February 13, 2024

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

Në ditën e të dashuruarve, ju prezantojmë me 12 filmat të zhanrit komedi-romantike që bazohen në personalitetin e shenjës tuaj të horoskopit.

DASHI-” 10 things i hate about you”- viti i publikimit 1990
Aktorët kryesorë: Heath Ledger dhe Julia Stiles
Dashi i vlerëson personalitetet që kanë guxim, humor dhe të qenurit i/e patrembur nga sfidat. Përderisa shakat dhe rebelimi i aktorëve ne filmin “10 things i hate about you”, rezonon me natyrën aventureske të dashit, ana romatike dhe historia e filmit e vë në pah pasionin që fshehin në vete personat që i takojnë shenjës së dashit.

DEMI-“Pride and Prejudice”-viti i publikimit 2005
Aktorët kryesorë: Keira Knightley dhe Matthew Macfadyen
Demi pasqyron romancen dhe elegancën klasike. Adaptimi i romanit “Krenaria dhe Paragjykimi” nga novelistja Jane Austen, të ofron historinë e dashurisë që i rezistoi kohës dhe qëndroi kundër traditave angleze, kjo pasqyron saktë vlerësimin e demit per bukurinë dhe traditën.

BINJAKËT-“When Harry met Sally”- viti i publikimit 1989
Aktorët kryesorë: Meg Ryan dhe Billy Crystal
Binjakët i shijojnë dialogjet, debatet e mirëfillta, ngacmimet dhe flirtimet. Eksplorimi dhe shndërrimi i shoqërisë në një romancë tek historia e filmit, rezonon me natyrën e binjakëve për risitë, dashurinë dhe stimulimet që atyre ju nevojiten për bisedat e thella më përfundime të qarta.

GAFORRJA-“The Notebook”- viti i publikimit 2004
Aktorët kryesorë: Ryan Gosling dhe Rachel McAdams
Personaliteti vlerësuese ndaj çdo gjëje që ju servohet, lidhja emocionale që krijojnë me njerëzit dhe ana sentimentale që gaforret e posedojnë mund të përshkruhet përmes filmit ”The Notebook” sepse përshkruhen këto pika:
Portretizimi i cili prek zemrat e njerëzve, dashuria e qëndrueshme dhe emocionet e sinqerta në historinë e dyshes. Largimi dhe pastaj rikthimi, distancimi dhe mos-tretja e dashurisë mes tyre ngjason shumë me peronalitetin e gaforres.

LUANI-“Crazy, stupit, love” -viti i publikimit 2011
Aktorët kryesorë: Steve Carell, Emma Stone, Rayan Gosling
Filmi përshkruan knaqësinë që luanët e ndjejnë ndaj gjesteve të mirësjellshme, dhuratave dhe humorit. Përzierja e romancës dhe komedisë në këtë film, përgjatë zhvillimit të ngjarjes dhe ndërrimi i papritshëm i karaktereve në film rezulton në dramat e argëtimin që personat e shenjës së luanit gjithmonë e kërkojnë.

VIRGJËRESHA-“How to lose a guy in 10 days”- viti i publikimit 2003
Aktorët kryesorë: Kate Hudson dhe Matthew McConaughey
Virgjëresha njihet për natyrën e tyre detajiste dhe vëmendjen që ua kushton situatave të përditshme. Në këtë film të zhanrit rom-com karakteret kryesore janë planifikues dhe detajistë të strategjive për të bërë për vete njëri-tjetrin e cila rezonon me natyre organizative të virgjëreshës.

PESHORJA-“Notting hill”- viti i publikimit 1999
Aktorët kryesorë: Julia Roberts dhe Hugh Grant
E sunduar nga planeti i Venerës (dashurisë), peshorja balancon romancën dhe estetikën. Historia magjepsëse e dashurisë së Anna Scott, një aktore e famshme me William Thacker, pronar i një librari në Notting Hill, komplikohet pasi gjërat mes tyre thellohen. Apasionimi i William pas bukurisë dhe dashurisë së pakusht përshkruan personalitetin e peshores.

AKREPI-“Pretty Woman”-viti i publikimit 1990
Aktorët kryesorë: Julia Roberts dhe Richard Gere
Akrepat njihen për pasionin e tyre dhe intensitetin e emocioneve të thella. “Pretty Woman”, eksploron tematikat e dashurisë, intimitetin, transformimin dhe mos pranimin e emocioneve që personaliteti i akrepit mund t’i cilësoj si interesante dhe të konsiderueshme për tu diskutuar.

SHIGJETARI-“The Holiday”-viti i publikimit 2006
Aktorët kryesorë: Cameron Diaz, Jude Law, Kate Winslet dhe Jack Black
Shigjetarët i preferojnë aventurat dhe këndvështrimet optimiste. Tregimi ngrohtë dhe vetë-zbulues i personazheve në film, dëshira për t’i dhënë mundësi të reja jetës, përshtatet mirë me personalitetin e shigjetarit. Dashuria për udhëtim, liri saktëson përshtatshmërinë e filmit me personalitetin e shigjetarit.

BRICJAPI- “Sleepless in Seattle”-viti i publikimit 1993
Aktorët kryesorë: Tom Hanks dhe Meg Ryan
Bricjapi e kupton sharmin dhe karizmën. Dashuria e cila i bëri ballë kohës, nostalgjia për periudhën e dikurshme dhe malli për personat e dashur rezonon edhe me personalitetin e bricjapit poashtu edhe me temat kyqe që filmi prek.

UJORI-“500 Days of Summer”-viti i publikimit 2009
Aktorët kryesorë: Joseph Gordon-Levitt dhe Zooey Deschanel
Ujori ndjen kënaqësi nga historitë që nuk bindin njerëzit dhe provokojnë ngritjen e debateve. Narrativa jolineare e këtij filmi, karakteret e ndryshueshme dhe zbulimi i kompleksicitetit të dashurisë rezonon me personalitetin për inovacion dhe indivualizëm të ujorit.

PESHQIT-“La La Land”-viti i publikimit 2016
Aktorët kryesorë: Emma Stone dhe Rayan Gosling
Shenjës më ëndërrimtare dhe fantazuese të horoskopit, sigurisht që për shtati i shkon një film si La La Land, me sekuencat muzikore ku pianisti dhe aktorja gjenden në mes të dashurisë për njëri tjetrin dhe karrierës. Pasioni i thellë për imagjinatë dhe romancë rezonon me personalitetin e peshqve.