Dje n’Shqipëri
11 Mars, 2026
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, ditët po shkojnë, e çka më mbeti në mendje është një thanje që ja bona scroll në rrjete sociale: Qysh mundemi me i gjyku zgjedhjet e njerëzve në jetë kur nuk e dimë cilat kanë qenë opsionet e tyre.
Por opsionet e vendeve ku jetojmë i dijmë
Çmimi i naftës është rritur në disa pika në Shqipëri, sipas kompanive, rritja lidhet me luhatjet në bursat ndërkombëtare.
Ministria e Ekonomisë paralajmëroi dje ngritjen e një task force për monitorimin e tregut për të parandaluar abuzimet me tregun dhe margjinen e fitimit të kompanive.
Nëpër pikat e tregtimit me pakicë, nafta po shitet 198 lekë për litër, duke shënuar rritje për 25 lekë që nga data 4 mars kur u bë edhe rritja e parë e çmimit.
Si importuese neto Shqipëria vijon të preket drejtpërdrejtë nga luhatja e çmimeve në bursë.
****
Shqipëria është bërë edhe cak i sulmeve kibernetike në lidhje me Iranin. Grupi i hakerave “homeland justice” ka depërtuar në komunikimin e postës elektronike të Kuvendit.
Vetë institucioni e ka konfirmuar sulmin dhe e ka pranuar se janë fshirë disa informacione por nuk është prekur infrastruktura kryesore.
Sulmi u krye në mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:00, hakerat thuhet se kanë depërtuar në llogaritë e disa punonjësve të administratës, tekse është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtar për ta përballuar sulmin.
Gjatë të martës, ata publikuan në llogarinë e tyre disa komunikime ku potencuan se kanë disa komunikime zyrtare.
Ky nuk është sulmi i parë kibernetik nga Irani, një gjë e ngjashme kishte nodhur edhe në vitin 2022.
***
Është anuluar tenderi për ndërtimin e portit të ri në Durrës “Porto Romano”. 393 milionë euro janë ndarë për këtë port, ndërsa nuk është hera e parë që nga 2024-ta, që tenderi për këtë port anulohet, pasi nuk është paraqitur oferta nga operatori edhe pse data e fundit ishte 9 marsi.
***
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj “Rejis Pharm”, pas publikimit të raportit të auditimit nga kontrolli i lartë i shtetit, e cila dyshohet se 18 lloje të medikamenteve mbi 12 mijë copa prej tyre të cilat u ka skaduar afati, janë shitur pa u lajmëruar afati i skadencës.
Kompania po ashtu po akuzohet se ka abuzuar nga fondi i rimburësimit të barave.
****
E sa për ngjarjen më të diskutuar në Shqipëri, hetimin dhe akuzat e SPAK-ut ndaj ish-ministres dhe ish-zëvendëskryeministres, Belinda Ballukut, PS-ja po thotë masa për ndalimin për të dalë jashtë vendit, është e mjaftueshme.
Sepse sipas tyre, SPAK-u nuk ka paraqitur prova konkrete, që e justifikojnë kërkesën për arrestim.
PS-ja pra nuk po lejon dorëzimin e Ballukut tek SPAK-u e PD-ja, po rishikon datat e reja për protesta e reja.
***

