N’Kosovë
4 Korrik, 2025
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Përqafimet… po, krejt tek përqafimet. Është momenti kur njerëzit ndjejnë ngrohtësi, kur njerëzit dhurojnë sinqeritet dhe afrojnë shpirtin e tyre me tëndin. Sa mirë është kur ke se çfarë të dhurosh dhe kanë se çfarë të japin. Në fund të ditës, të rralla janë momentet kur dhuron diçka por nuk pret që të të kthehet.
Çka bëmë mirë këtë javë që gjetëm mirë?
Edhe po të donim ne për më mirë, ata që po i marrin vendimet nuk dëshirojnë që të bëhet më mirë.
Nata që përherë do të kujtohet si ndër më të rrallat në skenën muzikore të Prishtinës ka ndërthurur tingujt e hip-hopit me ata të muzikës klasike në mënyrë madhështore.
Ambienti në periferi të kryeqytetit, në sallën e AMC-së, ku u mbajt koncerti, të mërkurën mbrëma është mbushur me mijëra duar që janë ngritur me ritmin e gjallë të muzikës. E organizuar nga “Red Bull Kosova”, e kuruar nga “Sose Entertaiment” në skenën e veshur me ndriçime të larmishme dhe me një sfond simfonik të fuqishëm, kanë dalë ikonat e hip-hopit kosovar: MC Kresha dhe Lyrical Son. Por këtë herë, jo vetëm me beat-et që janë dëgjuar gjithmonë, por të mbështetur nga një orkestër e plotë simfonike, një riaranzhim që i ka dhënë një dimension të ri çdo vargu dhe çdo rime.
Një pjesë e veçantë e koncertit ka qenë edhe prania e mysafirëve special. Shpat Deda, me zërin e tij të ndjeshëm dhe thellësinë emocionale që ai përcjell, ka sjellë një balancë mes forcës së hip-hopit dhe delikatesës së melodive, ndërsa reperi Lluni, pjesë e labelit PINT, ka shtuar energji të pastër me stilin e tij unik dhe flow-in e fuqishëm. Në fund, atyre u është bashkuar edhe Nuke, që është gjithashtu pjesë e labelit “PINT”.
***
Gjatë ditës së sotme do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjeneratës 2025.
Sipas një njoftimi për media, ceremonia zhvillohet në orën 10:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të kadetëve”, thuhet në një njoftim për media të FSK-së.
***
Dejka e hirtë (Apus pallidus) është lloj zogu që i përket familjes “Apodidae”, i cili po gjendet edhe në Kosovë.
Ajo qëndron në ajër nga 16 deri në 18 orë, pa zbritur fare në tokë. E kjo, sepse këmbët thuajse nuk i përdorë fare.
Këta zogj janë shumë të lëvizshëm në ajër dhe fotografimi i tyre është tejet i vështirë.
Sipas shkencëtarëve, ata kanë qëndruar deri në 10 muaj fluturim pa zbritur fare në tokë dhe ky ishte rekordi më i madh.
***
“I martuam Adamin dhe Evën në Syriganë sonte dhe festa vazhdon në kodrën tjetër. Nuk kam fjalë për bashkëpunimin me Filharmoninë e Kosovës, për aktorët e aktoret e mrekullueshme, me valltarë, e sopranot Urta dhe Nina. Për mua është hera e parë që e kam bërë një operë dhe të them të drejtën kur e kam filluar si projekt nuk e kam ditur se ku shkon. Shpresoj që tregimi ka mbërritur dhe emocionet kanë shkuar te ju”, ka thënë autori i “Syriganës”, Petrit Halilaj.
Nja dy kilometra publiku ka “marshuar” deri në lokalitetin arkeologjik që njihet si Gjyteti. Një veturë ka qenë si ciceron i këtij shtegtimi. Atë që kanë qëndruar në të kanë luajtur në dajre e kanë kënduar këngë tradicionale dasmash. Tok me ata edhe artisti Petrit Halilaj me disa dajre në formë rrethi i është bashkuar interpretimit, që ishte intro e krejt mbrëmjes. Por krejt këtë e ka paraprirë ndeja për publikun. Janë shërbyer me ushqim e pije tradicionale, muzikë popullore e qytetare. Kjo ka qenë edhe një lloj koreografie e komplet ngjarjes.
Me të arritur në destinacion, dy soprano e instrumentistët kanë qenë në pozicionet e tyre. Një pjesë e skenës shkallë-shkallë, ku kanë qenë anëtarët e Orkestrës është plotësuar nga rimorkiot e traktorëve, dekoruar me qilima. Prapa tyre ndriçon një hark me ngjyrë të ngrohtë, ndërsa të shpërndarë janë yjet e Halilajt, pjesë e një tjetër vepre. Harku është dielli në perëndim e sipër. Skenografia përfshin edhe një pemë me fruta, që i shërbejnë rrëfimit të operës me pesë akte.
Përmbajtja me referenca biblike është dialogu me libretin, i cili bie në kundërshtim me këndimin e dy sopranove: Urta Haziraj dhe Nina Guo.
***
Të jesh pjesë e një vendi që funksionon më mirë kur ka më shumë art, është një privilegj dhe një përgjegjësi. Sepse aty ku arti lulëzon, njerëzit bëhen më të ndjeshëm, më të vetëdijshëm dhe më të lidhur me njëri-tjetrin.