Live Stories from Prishtina

LIVE

16 Tetor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues, në fund të fundit bëj çka t’bësh, i gjykuar prap se prap do të jesh!

Çka ka ndodhur dje në Shqipëri?

Në Shqipëri ka nisur një debat i madh nëse duhet të njihen më shumë se dy gjini, përveç burrit dhe gruas.

Së fundmi, Partia Socialiste ka vendosur të mbyllë këtë debat duke propozuar ndryshime në ligjin për barazinë gjinore. Këto ndryshime janë firmosur nga Taulant Balla dhe kanë për qëllim të rikthejnë konceptin klasik që ekziston sot në ligjet shqiptare se në Shqipëri njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

Në versionin fillestar të ligjit, që ishte përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, përdorej termi “përkatësi gjinore” dhe “përkatësi e shumëfishtë”, që nënkuptonin edhe persona që nuk identifikohen si burra apo gra (pra, hapje drejt njohjes së një gjinie të tretë).

Por me ndryshimet e reja të PS-së:

Këta terma janë fshirë nga ligji.

Shprehja “pavarësisht përkatësisë gjinore” është zëvendësuar me “trajtim të barabartë mes burrave dhe grave”.

Taulant Balla e ka arsyetuar këtë duke thënë se:

Shoqëria shqiptare e njeh gjininë si burrë dhe grua.

Kështu është ndërtuar i gjith ligji shqiptar: Kodi i Familjes, Kodi i Punës, Ligji për nëpunësit civil, etj.

Edhe Bashkimi Evropian, sipas tij, nuk e njeh zyrtarisht një “gjini të tretë”, por mbronë personat transgjinorë përmes ligjeve kundër diskriminimit.

****

Një javë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë, Presidenca i ka kërkuar kësaj gjykate ta heqë pezullimin dhe t’i lejohen zgjedhjet.

Presidenca e quan vendimin e gjykatës të gabuar, të nxituar dhe antikushtetues, duke argumentuar se:

Gjykata ka injoruar dokumentet zyrtare që tregojnë se shkarkimi i Erion Veliajt është bërë sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore (neni 62), jo sipas Kushtetutës (neni 115).

Gjykata ka tejkaluar kompetencat, sepse ka pezulluar një akt të presidentit, për të cilin, sipas presidencës, nuk ka juridiksion.

Nëse Gjykata do të kishte pezulluar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Veliajt, atëherë nuk do të kishte nevojë për dekret të Presidentit, sepse s’do të ekzistonte vend bosh në krye të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Presidencës, ky vendim i Kushtetueses krijon precedent të rrezikshëm dhe mund të shkaktoj konflikt institucional mes institucioneve të shtetit.

***

Dhe për në fund, i dashur lexues, njerëzit mund të flasin e premtojnë shumëçka por ti shiko se çka veprojnë në fund.