Live Stories from Prishtina

LIVE

August 19, 2024

Po fillojmë një rrugëtim të ri në Blog-un tonë, një herë në muaj do të ju njoftoj me elemetet e horoskopit, shenjat e atij elementi dhe ndikimin e tyre ne jetët e të tjerëve.

Pasi jemi duke hyrë në sezonën e shenjës së Virgjëreshës, le të fillojmë me shenjat e tokës.

E kam thënë një herë dhe do ta them përsëri: shenjat e tokës janë të rrënjosura fort në qëllimet e tyre. Por çfarë do të thotë kjo saktësisht për njerëzit në jetën e tyre- si dhe të gjithë të tjerët që vijnë në kontakt me Bricjapët, Virgjëreshat dhe Demat? Shenjat e tokës janë planifikuesit praktikë të zodiakut. Ata në fakt e bëjnë planifikimin argëtues të jetës. Nëse kjo tingëllon si dikush që njihni, vazhdoni të lexoni për të marrë informata për këtë grup të veçantë astrologjik.

Datat e shenjave të tokës:

Demi: 20 prill – 20 maj
Virgjëresha: 23 gusht – 22 shtator
Bricjapi: 22 dhjetor – 19 janar

 

Tiparet e Shenjave të Tokës

A mos keni atë vetin që unë e quaj “energjia e grupit”? Atëherë ju mund të jeni thjeshtë një shenjë e tokës. Ju jeni persona që siguroheni që gjërat të ndodhin në të vërtetë. Nga ana tjetër, ju shpesh pëlqeni të keni tradita që i përsëritni mes vete, mes miqve dhe familjes tuaj. Por shenjat e tokës, ashtu si toka e fortë për të cilën janë emëruar, ata/ato mund të jenë pak të varur nga statusi dhe të jenë perfeksionistë. Qëllimi i tyre është të finalizojnë atë që ju ipet si detyrë, e nëse nuk e arrijnë, dijnë të jenë të ashpër ndaj vetes e pastaj edhe paragjykues ndaj të tjerëve.

Nëse shenja juaj e diellit është shenjë e tokës… 

(Pra Dem, Virgjëreshë ose Bricjap)

…ka të ngjarë që gjërat t’i sihni në një mënyrë të caktuar, në mënyrë që të ndiheni rehat. Ju jeni shumë i lidhur me mjedisin tuaj. Dhe çfarëdo që të jeni, do të punoni shumë për të.

 Nëse nënshenja juaj në ngritje është shenjë e tokës…

(Pra Dem, Virgjëreshë ose Bricjap)

…mund të identifikohesh si serioz dhe punëtor. Pavarësisht nëse jeni apo jo besues, njerëzit ju besojnë. Zakonisht ata ju shohin si një person tek i cili mund të mbështeten.

Nëse shenja juaj e hënës është shenjë e tokës…

(Pra Dem, Virgjëreshë ose Bricjap)

…keni nevojë për shumë strukturë dhe stabilitet në jetën tuaj personale, qoftë me miqësitë apo marrëdhëniet tuaja romantike. Personat që hënën e kanë në një shenjë të tokës priren të jenë më tradicional me marrëdhënie

Përputhshmëria e shenjave të tokës me shenjat e elementeve të tjera

Shenjat e tokës dhe të zjarrit mund të krijojnë një dyshe produktive, megjithëse jo gjithmonë shohin sy për sy. Shenjat e zjarrit sjellin idetë e mëdha, dhe shenjat e tokës janë më shumë të inkuadruara se si t’i bëjnë ato ide të ndodhin, pra t’i realizojnë. Shenjat e zjarrit nuk janë të përfshira në tradita apo rutina, si shenjat e tokës. Ato në të vërtetë mund të prishin rrjedhën e brendshme të shenjave të tokës dhe t’i bëjnë ato të ndihen të pasigurta. Nga ana tjetër, shenjat e tokës dhe të ujit janë një ndeshje e lehtë dhe e rehatshme për njëra tjetrën, pasi të dyja vlerësojnë rehatinë dhe sigurinë dhe dinë si t’ia japin këtë njëri-tjetrit.

Kombinimi më i çuditshëm i të tre elementeve është toka dhe ajri. Dyshja mund të ndihmojnë njëri-tjetrin që të qetësohen dhe të argëtohen. Nëse ja dalin të gjejnë një veti/zakon të ngjashëm, është një ndeshje e çuditshme në çift, por mund të funksionojë.

Tiparet e Demit

Si shenja fikse tokësore, Demat janë më kokëfortët nga të tri shenjat e tokës. Ata gjithashtu sundohen nga planeti i Venusit, që e bën të ketë veti më sensuale, e do artin, bukurinë, rehatinë dhe muzikën.  Janë persona të akorduar në shqisat e tyre. Gjithçka duhet të ketë erë të mirë, shije të mirë, të duket mirë. Estetika është e rëndësishme për ta. Nuk është çudi që disa nga artistët më të famshëm në botë janë gjithashtu dema: Adele, Kelly Clarkson dhe Lizzo.

Tiparet e Virgjëreshës

Shenja me modalitet të ndryshueshëm, përshkruhen si “plehu që e bën bimët të lëshojë rrënjë nëpër tokë”. Me pak fjalë: ata janë fiksuesit e grupit, bëhen terapistë, këshilltarë, trajnerë, trajnerë personal, redaktorë dhe kuratorë të mëdhenj. Ata janë kritikët që mund të dallojnë të metat, por ata janë gjithashtu të mirë në gjetjen e mënyrave për t’i përmirësuar gjërat. Edhe kur nuk e keni kërkuar, kjo shenjë perfeksioniste do të ofrojë gjithmonë reagime. Disa nga personat më të famshëm nga kjo shenjë janë: Beyoncé, Zendaya dhe Ava DuVernay.

Tiparet e Bricjapit

Të njohur tradicionalisht si “babai” i zodiakut, Bricjapët janë shenja kardinale e tokës (me të fillon stina e dimrit), duke i bërë ata ofrues, mbrojtës racional dhe objektiv. Të gjitha shenjat e tokës duan të sigurohen që njerëzit e tyre janë mirë. Virgjëreshat kanë këshilla, ndërsa Bricjapët duan të japin diçka dhe të ndihmojnë vërtetë. Bricjapët janë gjithashtu ambicioz me arritje të larta, gjë që ndonjëherë mund t’i bëjë ata elitarë, snob ose të pamundur për t’u kënaqur. Ata kanë standarde shumë të larta, ndoshta standardet më të larta të çdo shenje të zodiakut por e mbajnë veten gjithashtu në atë standard. Disa prej personave të famshëm të kësaj shenje: Michelle Obama, Timothée Chalamet dhe Mary J. Blige.