Arkiva
September 18, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Nëse më pyetni si ëndërroj të dukem në një prej ditëve e cila supozohet të jetë më e rëndësishmja e jetës time në atë të martesës, sigurisht që e paramendoj vetën në të bardha.
Por nëse më kërkoni të flas më detajisht për këtë pjesë, atëherë do thoja se që e vogël në lojat me motrën vishesha me vellon me nënës, pavarsisht faktit që e tëra më mbulonte dhe shpesh rrëzohesha kur ecja. Do të thoja se e shoh vetën në një fustan ku gjatë gjithë kohës do të ndihem rehat dhe bukur, do të thoja se e shoh vetën në një fustan që bartë historinë time, dhe stilin e veshjes që gjithmonë më karakterizonte; thjeshtësin.
Gjatë punës time u njoha me një brend, për të cilin shpesh mendoj që do të përthekoj më së miri iden time për fustanin tim të ëndërrave.
Diba Celina, emri i së cilës fillimisht përfaqëson një person shumë të mirë e pastaj edhe një familje të talentuar prezanton gjithçka për të cilën po flisja. Fustani i bardhë është vetëm një ndër krijimet që brendi i Celinës prezanton.
Krijimet e tyre prezantojnë tituj të ndryshëm, ja disa prej koleksioneve tona më të pëlqyera që Diba Celina ka krijuar “Rêve d’Étoiles”.
Krijimet që përfshijnë fustanet e mbrëmjeve për ndeja, ku dominon ngjyra e zezë.
Symphony of Jersey Dreams, që për mua pasqyron, koleksionin më të veçantë dhe më të preferuarin personalisht.
Një historik rreth brendit Diba Celina? (të cilin mund ta gjeni edhe në webfaqen https://dibacelina.com/ ).
Diba Celina, e lindur në Prizren, Kosovë, në vitin 1990, vendosi të hyjë në botën e modës. Ajo u diplomua në Universitetin ‘Anadoulu’. Pas një periudhe të gjatë pune në biznesin e saj familjar, Diba Celina ndërmori hapin e guximshëm për të hapur dyqanin e saj. Pavarësisht përballjes me sfidat fillestare, vizioni për të pasur një markë globale të modës me emrin e saj e mbajti atë pozitive dhe të motivuar për të ndjekur pasionin e saj.
Në vitin 2022, Diba Celina realizoi ëndrrën e saj duke hapur një dyqan që ofron produkte premium të punuar me dorë, të specializuar në fustane mbrëmjesh me cilësi të lartë, fustane mature, fustane nuseje dhe veshje për raste të ndryshme. Krahas ndërtimit të perandorisë së saj të modës, Diba Celina i kushtoi mbi tetë vjet mësimdhënies së dizajnit të modës, duke frymëzuar studentët e saj që të bëhen stilistë të nivelit të lartë në nivel lokal dhe global.
Gjatë viteve vendimtare të krijimit të markës, Diba Celina luajti pa u lodhur rolin e dyfishtë të CEO-së dhe Krijuesit, duke kontribuar në dizajnet e saj për shumë vite. Në një kohë të shkurtër, ajo vendosi lidhje me klientë ndërkombëtarë, duke ofruar shërbime të transportit në mbarë botën si në Kosovë ashtu edhe në mbarë globin.
Ju sugjeroj ta përcjellni për krijimet e reja!