Live Stories from Prishtina

LIVE

6 Mars, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Çfarë dite, çfarë kohe…kur dielli nxenë edhe disponimi ndryshon. Kur dielli shkëlqen, njeriu mund të bëj gjithçka; asnjë mal nuk është shumë i lartë ashtu siç asnjë problem nuk është shumë i vështirë për t’u kapërcyer.

Çka ka ndodhur dje në Kosovë?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post. Tash pak pritja e tij ka trazuar ujërat. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, tha se nuk ka informata se a mund të ketë tërheqje të trupave të NATO-s nga Kosova.

I pyetur nëse mund t’i bëjë ballë Serbisë pa ndihmën e KFOR-it, ai ka thënë: “Patjetër, ne jemi në vendin tonë, po ndërtojmë një ushtri, kemi blerë pajisje. Kemi përgatitur ushtarakët tanë, kemi qytetarë që janë të gatshëm për t’iu bashkangjitur dhe mbështetur kapaciteteve tona në çdo rrezik dhe kërcënim”.

Ani se po… le të lutemi se kjo stuhi nuk e prek mbrojtjen e vendit tonë.

***

Dje me shifra zyrtare, Albin Kurti në garën për kryeministër, ia theu rekordin edhe Vjosa Osmanit e cila e mbante këtë rekord nga zgjedhjet e vitit 2021 me mbi 300 mijë vota. Kurti në këtë garë doli si më i dashuri edhe për ata 50 mijë qytetarë që më përpara e preferojnë vetëm VV-në pa Kurtin.

Me 396 mijë totalisht, partia la mbrapa kreun i cili si rekorder doli me 337 mijë vota.

***

Me rastin e 5, 6 dhe 7 marsit në kuadër të agjendës së aktiviteteve që zbatohet nga institucionet shtetërore, këtë vit janë dy agjenda ndaras por kësaj here nga Organizata e Veteranëve të Luftës, të cilët i kanë ftohur raportet me qeverinë aktuale.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur të mos i bashkohet Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti në shënimin e Epopesë së UÇK-së, duke pasur kështu një agjendë ndaras.

***Deklaratë dje (huazuar)

Varësia nga lajmet, tensionet e presionet brenda redaksive të gazetave, janë tema që gjejnë trajtim në fusha të ndryshme. Por kësaj radhe Baleti Kombëtar i Kosovës do të sjellë një tjetër perspektivë: atë të pasqyrimit të këtyre temave nëpërmjet vallëzimit.

Me koreografi të solistit të BKK-së, Sead Vuniqi, shfaqja “Deadline” do të shpalosë para publikut peripecitë e përgatitjes së lajmeve nëpërmjet artit të kërcimit e gjuhës së trupit.

Konceptuesi i shfaqjes, balerini Sead Vuniqi ka thënë se idenë për shfaqjen e ka përpunuar pasi i ka shikuar disa filma dhe ka lexuar për histori të periudhës së viteve ’30, ‘40, dhe e ka parë se sa i rëndësishëm ka qenë lajmi në atë kohë.

Kjo shfaqje do të jepet premierë në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë në ditën e 20-të të këtij muaji.

***

Çfarë e mban një njeri të lumtur është shoqërimi dhe miqësia e mirë. Një miqësi mund të përballojë shumë gjëra dhe të lulëzojë në tokë, por ka nevojë për pak letra, telefonata dhe dhurata të vogla e të pamenda herë pas here – vetëm për ta shpëtuar nga tharja e plotë.