Ditari i Aktualitetit

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

Fakte abstrakte

Cilin mëngjes nuk do ta harroje kurrë?

Janë disa kujtime që nuk kanë orë, aroma që nuk kanë kohë, ndjenja që nuk vjetrohen. Janë disa mëngjese kur zgjohesh dhe gjithçka në botë duket në vendin e vet pa zhurmë, pa ngut, me një ndjesi të brendshme gëzimi që nuk kërkon arsye. Janë pesë mëngjeset që askush nuk i harron në jetë, në të cilat as ti si lexues nuk i harron.


7 Korrik, 2025

Bota

Njihuni me Peyo-n, kalin që ndihmon pacientët në frymën e fundit

Në spitalin e qytetit Calais në Francën veriore, një kalë i quajtur Peyo është kthyer në një figurë të dashur për pacientët që ndodhen në fazën e fundit të jetës. Peyo nuk është thjesht një kafshë, por një prani ngushëlluese që sjellë paqe, prehje dhe një ndjenjë ngrohtësie në një vend ku dhimbja dhe frika janë të pranishme çdo ditë.


6 Korrik, 2025

Fakte abstrakte

A lexon Edi Rama libra me personazhe si Florentino? 5 librat që u flasin gaforreve!

Nuk po them që tash direkt Edi Rama i lexon definetivisht këta libra, po do të ishe e sigurt që Era Istrefit dhe Ledri Vules diçka mund t’i pëlqente. A po mund të jetë e kundërta?


5 Korrik, 2025

Kojshitë

Katastrofa mjedisore në lumin Fan të Fushë‑Arrëzit!

Pamjet e fundit nga banorët e Fushë‑Arrëzit tregojnë një realitet shqetësues: Fabriks e pasurimit të bakrit (“Beralb Sha”) po shkarkon mbetje toksike direkt në lumin Fan, duke bërë ujin të marrë ngjyrë “ndryshku” dhe të kuqe, për shkak të përqendrimeve të larta të sterileve dhe bakrit. Sipas njoftimeve, ndotja ka shkatërruar deri në 90% të gjallesave në këtë lum, duke e bërë zonën thuajse të pajetueshme për organizmat e ujit.


4 Korrik, 2025

N’Kosovë

Line-up më i miri ndonjëherë në Evropën Perëndimore? Pa dyshim!

Në një kodër në Bërnicë, në fillim të gushtit, muzika nuk vjen vetëm nga skena, vjen nga toka. Nga njerëzit. Nga pluhuri që ngrihet bashkë me duart. Nga një identitet që ka kohë që kërkon të bërtas dhe më në fund e ka zërin që i duhet.


3 Korrik, 2025

N’Kosovë

Përmes gomarëve!? A është kjo mënyra si duhet t’u flasim institucioneve tona?

Në mëngjesin e 3 korrikut, oborri i Kuvendit të Kosovës u bë arenë e një proteste të pazakontë, ku avokati Arianit Koci solli katër gomarë nga Istogu si simbol të revoltës ndaj bllokadës institucionale që ka paralizuar punën e Kuvendit.


3 Korrik, 2025

Fakte abstrakte

A vdes shpresa apo lumturia e fundit? Çka na tregon studimi i Missour-it?

Shpresa, më e rëndësishme se lumturia? Studimi që ndryshon mënyrën si e shohim kuptimin e jetës.


2 Korrik, 2025

Bota

Çfarë bëri ky klub në Manchester që po rikthen magjinë e jetës së natës? A mund të shërbej si frymëzim për Kosovën?

Në një kohë kur kultura rreth selfie-ve, storie-ve dhe scroll-s të pavetëdijshëm ka pushtuar jetën e natës, një klub në Manchester po rikthen diçka të harruar, praninë.


1 Korrik, 2025

Bota

Cili ishte sekreti i madh që Roma e fshehu nën det për shekuj me radhë?

Aty ku sundonin perandorët dhe gladiatorët, të trajnuar për të luftuar në arena publike argëtonin popullin dhe elitën, Roma shfaqej si një pamje e luksit dhe rrezikut të përhershëm. Për pesë shekuj, ajo dominoi botën perëndimore, por sekreti i vërtetë i fuqisë së saj qëndronte diku tjetër, nën detet që dikur i kontrollonte.


30 Qershor, 2025

Bota

A po e përgatit Britania terrenin për rikthimin e rekrutimit sepse po i frikësohet ndonjë lufte të re? Çka thoshte Baba Vanga?

Edhe pse qeveria britanike deri tani e ka mohuar mundësinë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ekspertët britanik mendojnë se në rast të një konflikti të madh, forcat e armatosura do të kenë nevojë për rekrutim të detyrueshëm për të përforcuar radhët e tyre.


29 Qershor, 2025