Arkiva
29 Gusht, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
A të ka ndodhur edhe ty të zgjohesh nga ajo ëndrra, ku e sheh veten duke rënë nga një lartësi? Pastaj me të hapur sytë e kupton që në fakt je në shtrat. Menjëherë e ndjenë një lloj sigurie, ku automatikisht thua: “ahh andërr paska qenë!”. Shembulli ideal që tregon sa të dhanun jemi pas “të qenurit të sigurtë”.
Në ditët e zakonshme të mesjavës si e mërkura e djeshme, e vëren që Kosova po tenton t’i bëj disa hapa për të dalur nga zona e saj e rehatisë. Por sa do të kemi rehati pas këtyre hapave?
Ja çka nënkuptojnë për mua detaje që përshkruan 24 orëshin e fundit në Kosovë.
***
Dje janë miratuar 19 vendime të reja nga qeveria, prej të cilave vetëm tri ose katër janë diskutuar me shumicë po në fakt të gjitha e kishin peshën e tyre. Pse u desht të afrohej afati zgjedhor për t’u marrë vendime të tilla? Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor – ku janë ndryshimet sistematike përveç renovimeve në spitale deri tash? përcaktimin e pagës minimale 350 euro (A ka ndonjë analizë të pagës minimale për sektorin privat? A ka kompani private që moti kohë e kanë pagën minimale 350 euro? A e vetëdijeson kjo punëdhënsin privat për realitetin ku jemi? A po të gjithë tash do të kërkojnë punë në sektorin publik?).
Dhënien në shfrytëzim të ngastrave kadastrale, me qëllim të ndërtimit të Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë down dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë. A bën ky vendim me hy disi në procedura ma të shpejta se zakonisht për implementim? Pa desht me ulë rëndësinë e vendimeve tjera.
Nëse janë miratuar, a mund t’i shohim duke u realizu të 19-at? Apo kanë me i rujt disa prej tyre pas zgjedhjeve?
***
Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, numri i votuesve është rritur për 161,700 votues sipas KQZ-së. Gjenerata e vitit 2004, 2005 dhe 2006, a jeni për ndryshime qeverisëse apo jeni në rregull me zhvillimet e deritanishme?
***
1 miliardë euro të hyra nga janari deri në gusht, rekord historik i Doganës së Kosovës për këtë periudhë. A ka rekorde tjera më të mëdha në këtë vit? Këto të hyra a janë prej bizneseve më të forta? A është lehtë të bësh biznes në Kosovë? Se përkrahja prej qeverisë mezi po vjen për institucionet publike.
***
Ta përmbyllim me një detaj suksesi prej fushave ku më së shumti korrim suksese. Edon Zhegrova shënoi supergol në fitoren 2:0 në Francë, në ndeshjen e parë të playoff të Ligës së Kampionëve ndaj Slavia Pragës.
***
Një rikujtim për ty lexues i rregullt: Krijo kohë dhe hapësirë në punën tënde për dështim dhe zhgënjim. Dikush që dështon është fituesi më i madh herën tjetër. Nuk ka mjeshtëri pa sakrificë.
Paper Loves You <3.