N’Kosovë
29 Shtator, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
Destinacioni mund të jetë i largët, por askush nuk mund të garantojë se si do të jetë mbërritja.
Një e shtunë, pa zhvillime, por me vazhdimësi të problemeve…
Për pasojë, brenda një dhjetëvjetëshi, dy ambasadorë amerikanë iu qasën produkteve fiziologjike/biologjike për të komunikuar me politikanët tanë, e nëpërmjet tyre edhe me ne. Çka nga ky zhvillim? Qasja e qeverisë së Kosovës; shumë e ngurtë, por edhe kërkesat e ambasadorëve, a nuk kanë qenë shpesh jo-racionale, madje nganjëherë mbështetës e pastaj përnjëherë të largëta?
Elektroseveri, kompania serbe e licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë e këtij licencimi, Elektroseveri e ka për obligim të raportojë çdo muaj për furnizimin e veriut të vendit me energji elektrike. Marrëveshje kjo e arritur në Bruksel, por sa po i përmbahet kjo marrëveshje?
Në bazë të raporteve të shtatëmujorit të këtij viti, janë 113 mijë kilovatë orë të energjisë elektrike të faturuara, të përkthyera në para janë diku rreth 8 milionë euro.
Pra, një përqindje e vogël e paguan energjinë elektrike, duke marrë parasysh faktin se që nga viti 2017 në atë pjesë nuk është paguar energjia.
Gjëja më e mëshirshme në botë, mendoj unë, është paaftësia e mendjes njerëzore për të lidhur të gjithë përmbajtjen e saj.