Dje n’Kosovë
6 Shkurt, 2025
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Nëse ne nuk iu tregojmë njerëzve se si ndihemi, si do ta dinë ata? Nëse nuk iu tregojmë se jemi prekur nga një fjalë e tyre, nëse nuk tregojmë që veprimet e caktuara të tyre na kanë lënduar. Është gjithmonë më mirë kur pyesim për t’u sqaruar, sesa kur sillemi sikur gjithçka është në rregull, teksa jemi të konfuzuar.
***
Për fjalë të urta, për “kunja”, për njerëz të popullit më të fortë nuk ka.
“Na shohin me llupë, Serbia me dylbi, ne veten në pasqyrë.”
Nga Prizreni në një tubim zgjedhor, Albin Kurti, kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër të vendit, i dha tri ‘optika’ kundrejt vetes gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Emra nuk përmendi për fjalinë – “Po na vështrojnë me llupë”.
Një nga ‘ndërkombëtarët’, një tjetër nga Serbia, dhe një nga vetja. Sa për ndërkombëtar, askush përveç Grenellit nuk ka folur për fushatë zgjedhore!!!
Qendra e kryeqytetit është mbushur me pritoret e reja, të cilat duhet të ishin të përfunduara që një kohë të gjatë.
Komuna e Prishtinës më në fund duket se e ka marrë seriozisht vendosjen e tyre, përderisa ato fillimisht po vendosen vetëm në qendër.
Janë të gjata 9 metra, dhe të pajisura me ekrane, ku Komuna e Prishtinës duhet të vendosë edhe orarin e linjave të autobusëve dhe aplikacionin, në mënyrë që qytetarët të dinë se sa afër është autobusi që presin.
Ama, për momentin qytetarët duhet të presin deri sa të përfundojnë zgjedhjet, sepse ekranet janë të mbuluara. Këto ekrane po shfrytëzohen për promovim nga zyrtarët komunalë të Prishtinës, të cilët po kandidojnë në zgjedhjet kombëtare të 9 shkurtit.
***
Njoftimi i fundit i USAID-it tregon se të gjithë punonjësit e agjensisë janë pezulluar nga puna, pas vendimit të presidentit Trump për të ndaluar përkohësisht ndihmat për jashtë, për 90 ditë. Kjo masë ka ndikuar në projektet aktive në Kosovë, ku mbi 163 milionë dollarë kanë qenë të zotuara për fushat e energjisë, sistemit gjyqësor dhe pushtetit lokal. Shuma e granteve për vitin 2024 ka qenë 46 milionë euro.
Nga to, sipas koha.net, 83 milionë dollarë mbesin të ngrira deri në një vendim të ri.
E për t’i riorganizuar ndihmat për jashtë, presidenti Trump detyrën ia ka besuar miliarderit Elon Musk, i cili në administratën e re e udhëheq Departamentin për Efiçiencën Qeveritare.
***
Programi për muajin shkurt të Teatrit të Gjilanit
Sezoni ka filluar me 7 shkurt me shfaqjen e komedisë vetanake “E VËRTETA” të Florian Zeller dhe regji të Agon Myftarit, një komedi që eksploron gënjeshtrat dhe sekretet brenda marrëdhënieve njerëzore. Guardiani ka thënë për Zeller se “është një shkrimtar që ka shumë pasion për të sjellë konfuzion te publiku. Gënjeshtrat dhe përdorimet e saja të shumta e mahnisin autorin, dhe injoranca e pretenduar shfaqet këtu si mjeti më dinak: njohuria e fshehur është një farë fuqie. Ama, një nga pyetjet që ai ngre është kjo: kur njohuria e fshehur për një tradhëti i çmontuar ndihmon qëndisjet e një jete, a është më shumë fuqi se një mbulesë e trashë për paaftësinë?”. Luajnë: Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Avni Shkodra, Safete Mustafa Baftiu.
***
Zgjidh njerëzit që ta japin ndjenjën si shtëpi, që të lejojnë të marrësh frymë lirshëm, që të shohin dhe të pranojnë për atë që je. Ata që të bëjnë të ndihesh rehat, të mbushur me ngrohtësi, që kujdesen dhe e duan mënyrën si rritesh.