Duaje dhe shërbeji atdheut; mos e urre ose lëndo atdheun e të tjerëve

Paper Radio
ON AIR
91.1 Prishtinë
91.1 Podujevë
91.1 Fushë Kosovë
91.1 Artanë
91.1 Kastriot
91.1 Graçanicë
91.1 Drenas
91.1 Lipjan
91.1 Tiranë/Dajt
101.8 Durrës
104.1 Fier
102.7 Vlorë
88.9 Himarë
88.6 Sarandë & Ksamil

Ngjarje drejtpërdrejt nga Prishtina

LIVE

16 Nëntor, 2026

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues, duaje dhe shërbeji atdheut; mos e urre ose lëndo atdheun e të tjerëve.

Në Bruksel, në një aktivitet zyrtar të organizuar nga Komisioni Evropian, në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, është interpretuar muzika e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e cila mohon shtetësinë e Kosovës dhe promovon pretendime territoriale serbe ndaj saj.

Një mesazh nacionalist, që vë në pikëpyetje shtetësinë dhe territorin e Kosovës, gjeti hapësirë në një aktivitet zyrtar të institucionit që promovon zgjerimin, bashkëpunimin dhe vlerat evropiane.

Ku mbeti dinjitet shtetëror dhe përfaqësimi ndërkombëtar i Kosovës?

Edicioni i dytë i këtij Forumi ka nisur me 15 nëntor dhe mbaron me 16 nëntor. Kosova nuk është e ftuar në këtë Forum, ndonëse aktiviteti trajtonte të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe aktivitetet supozohej të ishin të natyrës që prezantojnë kulturat e vendeve duke u lënë hapësirën që secila të njohej me kulturën e tjetrës

Kënga u interpretua vetëm në version instrumental, por mjafton që titulli i saj u shfaq në ekran.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këngës nacionaliste serbe e cila u lëshua në koncertin e organizuar në prag të “Forumit të zgjerimit” në Bruksel. Ajo ua ka lënë fajin muzikantëve për përzgjedhjen e melodisë.

Kos ka deklaruar se kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian.

Nuk mund ta marr me mend çfarë kishin bo serbët, nëse në koncertin e Formuit ish vendos instrumentali i këngës “A vritet pafajësia” apo i cilës do këngë që Serbia e kish konsideru si provokim edhe pse këngët tona shumica vetëm e tregojnë dhimbjen që na është shkaktuar.

***

Qeveria e Kosovës ka ndaluar  tregtimin e  energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, e cila prej gjashtë vjetësh po e pengon Kosovën ta shfrytëzojë plotësisht rrjetin e saj ndërkufitar të energjisë.

Kosova ka linja të tensionit të lartë që e lidhin me shtetet fqinje. Këto linja nuk shërbejnë vetëm për të blerë apo shitur energji, por edhe për ta transportuar energjinë elektrike nga një shtet në tjetrin.

Për shembull, paramendoje që Kosova dëshiron të blejë energji elektrike nga Hungaria. Energjia mund të kalojë fizikisht përmes rrjetit të Serbisë për të arritur në Kosovë.

Problemi është se Serbia, sipas Qeverisë së Kosovës, prej gjashtë vjetësh po e bllokon shfrytëzimin komercial të dy linjave ndërkufitare. Pra, edhe pse infrastruktura ekziston, Kosova nuk mund ta shfrytëzojë lirshëm për tregtimin dhe transportimin e energjisë.

Si rrjedhim qeveria sot ka vendosur të ndërmarr një kundërmasë ndaj Serbisë:

Nuk do të lejojë blerjen apo shitjen e energjisë me kompanitë e regjistruara në Serbi.

Ndalimi vlen edhe për kompanitë që kanë pronarë me shtetësi serbe.

Ndalimi përfshin edhe tregtinë indirekte, përmes shteteve të tjera.

Përjashtim bën një furnizues i caktuar, i krijuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për energjinë.

Ndërkohë, për të mos pasur probleme me furnizim gjatë dhjetorit, Qeveria synon që KEK-u të sigurojë kapacitete shtesë për importin e energjisë dhe të aktivizojë masa emergjente.

Qeveria po thotë se do ta obligojë KEK-un të sigurojë kapacitete ndërkufitare për muajin dhjetor, sa energji konkretisht do të sigurohet dhe a mjafton kjo për ta mbuluar kërkesën e qytetarëve, vështirësia në sigurim a do të përkthehet në shtrenjtim?

***

Unë, për shembull, nuk njoh pamje më të ëmbël për sytë e një njeriu sesa kur sheh vendin e tij, paska thënë dikush dikur. Por uroj që një ditë ata që udhëheqin me vendin tonë dhe vetë ne që jetojmë brenda, t’ia japim pamjen e duhur vendit tonë që secili të ketë çka të sheh në vendin e vetë.