Live Stories from Prishtina

LIVE

11 Dhjetor, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Çfarë e bën punën tonë të veçantë dhe kaq të jashtëzakonshme, sa kërkon frymëzim ose një muzë për ta bërë atë? Kur shpesh të vjen një ndjenjë që do të heqësh dorë nga gjithçka që të rrethon, a nuk është shpërblimi ai që sjell motivimin dhe të bën të vazhdosh tutje? Të qëndrosh është një gjë e vogël që bën një ndryshim të madh!

***

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka zgjedhur gazetaren e vitit, Adelina Thaçin, për storien që ekspozon grupin famëkeq online “Albkings”. Ky është vetë lajmi nga eventi i djeshëm, pra gazetari i vitit. Pse në komunitetin tonë mediumet bëjnë lajm për gazetarët e tyre që kanë fituar çmime të tjera, ndërsa jo për lajmin kryesor? A. Thaçi është lajmi dhe pikë.

***

Lexues i dashur, pse çdo mossukses i qeverisë Kurti duhet automatikisht t’i atribuohet ish-punës së ish-pushtetit?

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se opozita po përpiqet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane – SEPA. Ai ka theksuar se, me njoftimin e PDK-së se do t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese 20 ligjet e miratuara në Kuvend, dëshmohet se “ky është mjet i tyre për të tentuar ndalimin e hovit të avancimit dhe zhvillimit të shtetit, por edhe se ndihen të kërcënuar nga një shtet që zhvillohet e bën progres”.

Kush ndihet i kërcënuar kur sheh vendin e vet duke u zhvilluar? Çfarë është kjo paralele, e cila po armiqëson pastaj elektoratin mes vete?

***

Në anën tjetër, ja standardet e dyfishta të Serbisë. Zv.kryeministri Bislimi tha se Serbia po e pengon donacionin e Kosovës për bujqit e Luginës.

Më 26 tetor 2024, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen publike për bujqit, duke pranuar mbi 1,178 aplikime. Ndërkohë, sipas tij, Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social ka ndërhyrë për të bllokuar këtë proces, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike.

Serbia bën çmos përmes manastireve e veriut për të ndihmuar veriun, edhe pse vetë ligji i Kosovës i ndihmon dhe i prioritizon. Ja në çfarë ndeshen shqiptarët e Luginës, kur qeveria do të ndihmojë ata.

***

Shfaqja e baletit “Arrëthyesi” është ndoshta shfaqja më e njohur e sezonit festiv në botë.
Bëhet fjalë për një trillim magjik dhe tipik për Krishtlindje. Në Kosovë, “Arrëthyesi” vjen si premierë nga Baleti Kombëtar i Kosovës dhe Filharmonia e Kosovës për festat e fundvitit. Ky produksion i përmasave festive dhe sofistikuara bëhet me koreografi të Ilir Kernit dhe dirigjimin e Boian Videnoffit. Shfaqja jepet në sallën AMC Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, më 15 dhjetor 2023, ora 19:30.

***

Lexues, dështimi është erëza që i jep shije suksesit. Gjëra të vështira do të na ndodhin. Ne do të shërohemi, do të mësojmë prej tyre dhe do të bëhemi më elastikë për shkak të tyre.