Live Stories from Prishtina

LIVE

July 3, 2024

Pak e pazakontë për t’u diskutuar por çka dua të ndaj sot me ju është; çfarë bëj për të ndaluar zërin që flet vazhdimisht brenda meje.

Kur them zërin brenda meje nënkuptoj mendime që rrjedhin pa u ndalur; mendimet për njerëzit që i dua, gjërat që i shqetësojnë ata, të ardhmen, detyrimet e mia, gabimet e mia, veprimet e mia karshi të tjerëve, ditët që kalojë pa bërë asgjë, gjërat e shpejta që i jetoj, njerëzit që nuk i shoh më, momentet që i kam shijuar por nuk i përjetoj më dhe e gjej veten duke e humbur arsyen. Ose kthehem diku ku gjithçka vetëm se ka përfunduar ose detyroj veten të paraprijë në parandalimin e gjërave që mund të ndodhin. Me pak fjalë tregohem kontrolluese.

Nganjëherë ndjej frikën të shkoj deri në fund të asaj që ndjej, frikësohem nga ajo çka mund të rezultojë; refuzim, dëshirë, braktisje apo mos komunikim i mëtejshëm.

Ende nuk e kam mësuar veten si të ndaloj së stërmenduari dhe të jetoj momentin por kam mësuar si ta manipuloj rrjedhën e atyre mendimeve. 

Janë dy metoda që i praktikoj dhe që më shërbejnë personalisht kur dua të ndaloj së stërmenduari. Përgjatë procesit të stërmendimit kujtoj gjërat që dikur më dhuronin knaqësi, pastaj provoj nëse të njëjtat gjëra do të më sillnin prap lumturi, nëse jo, provoj gjërat që sot më lumturojnë. “Me gjëra”, e kam fjalën për veprime që më ndihmojnë të shprehem ose të kuptoj se si ndihem.

  1. Të shkruaj dhe
  2. Të shikoj

Shkrimi më ndihmon për të ngadalësuar të menduarit e tepruar.

Kur isha më e re, luftoja për të gjetur rrënjët. Papritur, do ta gjeja veten në një humor të tmerrshëm – dhe shpesh do të kërkoja nga njerëzit e tjerë ose situata të caktuara për të fajësuar. Unë do të thosha se u rëndova sepse dikush më kishte bërë diçka .

Përfundimisht mësova se zhgënjimet e mia vinin nga fakti se nuk i dhash sa duhet vetes.

Kur fillova t’i shënoja gjërat në ditarin tim, paragrafët e parë tingëllonin gjithmonë si një adoleshente e mërzitur. Ka shumë përçarje, shumë rreshta që drejtonin gishtat ndaj të tjerëve dhe rreshta që e shmangnin pasqyrën. Kjo është vetëm një pjesë e procesit dhe të jesh në rregull me pranimin e atij portreti më pak se ideal të vetes është hapi i parë drejt vetëkuptimit.

Të shikosh video- dokumentar

Hulumtimet psikologjike dhe terapistët kanë treguar se shikimi i filmave mund të jetë një nga mënyrat më efektive për të përballuar ankthin ose depresionin. 

Të përfshihem në histori të filmave dhe dokumentarëve largon mendjen time nga gjërat aktuale që më shqetësojnë e sidomos kur kam ditë të vështira.

E nëse edhe ju jeni një person që mësoni më shumë nga materialet vizuale do i kuptoni dhe i mbani mend gjërat me shikim. Ju mund ta imagjinoni atë që po mësoni në kokën tuaj dhe mësoni më mirë me metoda kryesisht vizuale. Ju pëlqen të shihni atë që po mësoni. 

Këto janë dy sugjerimet më të thjeshta që i ndimojnë personalitetit tim kërkues të cilat edhe ju mund t’i provoni nëse jeni person stër-mendues.