Live Stories from Prishtina

LIVE

9 Tetor, 2025

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

Problemet në jetë i dashur lexues, janë të pashmangshme, por problemet që për t’u zgjidhur kanë bazën shtetërore, është obligim moral dhe etik që të punohet drejt tyre. Shpesh problemet në vend që të parandalohen, grumbullohen; në vend që të zgjidhen, justifikohen.

Në këtë realitet të paqartë, dy ngjarje të fundit kanë tronditur publikun dhe kanë bërë të dukshme plagët e thella që Shqipëria mbanë prej vitesh: krizën e besimit në sistemin e drejtësisë.

Tre ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit, trupa gjyqësore në Shqipëri zhvilloi një mbledhje urgjente për të kërkuar siguri dhe mbrojtje reale në vendin e punës.

Gjyqtari Gerd Hoxha, në një fjalim të ndjerë, e cilësoi ngjarjen si “një këmbanë alarmi drithëruese për të gjithë shoqërinë shqiptare”, duke theksuar se mungesa e kushteve minimale të sigurisë dhe e respektit publik po e kthen profesionin e gjyqtarit në një mision të rrezikshëm.

“Kurrë nuk e kisha menduar se do të diskutonim se si të mbrohemi nga vrasjet në vendin e punës,” tha Hoxha.

“Kjo është pasojë e klimës së urrejtjes që prej vitesh ushqehet ndaj sistemit gjyqësor.”

Në fjalën e tij, ai akuzoi klasën politike dhe mediat për nxitjen e gjuhës denigruese ndaj gjyqtarëve, duke paralajmëruar se “kjo klimë frike dhe përçarjeje po kërcënon pavarësinë e gjyqësorit”.

Trupa gjyqësore kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria dhe Kuvendi për:

– forcimin e masave të sigurisë për gjyqtarët dhe familjet e tyre,

– përmirësimin e kushteve të punës në gjykata,

– uljen e ngarkesës së tepërt dhe përshpejtimin e proceseve gjyqësore.

Vrasja e Kalasë, e paprecedentë në historinë 110-vjeçare të shtetit shqiptar, ka hapur një debat të gjerë mbi krizën e besimit ndaj drejtësisë dhe përgjegjësinë e institucioneve në mbrojtjen e shtetit ligjor.

Gjyqtari Kalaja u qëllua me 6 tetor, menjëherë pasi shpalli një vendim në favor të palës tjetër në një çështje pronësie që po përjetohej nga autori dhe xhaxhai i tij.

Autor i dyshuar është Elvis Shkambi, 30 vjeç. Dy persona  të tjerëjanë plagosur, babë dhe bir (Rakip dhe Ervis Kurtaj) që ishin palë kundërshtare në këtë proces pronësie.

****

Në Tepelenë, erërat e forta shpërndajnë mbeturinat plastike nga një vendgrumbullim i hapur drejt brigjeve të Vjosës. Vetëm disa qindra metra më tej, një tub i madh shkarkon ujëra të ndotura në rrjedhën e lumit. Punëtorët nxjerrin zhavor nga shtrati për ndërtim, duke ndryshuar drejtimin natyral të ujit dhe duke dëmtuar brigjet.

Kjo tablo e përditshme përplaset me imazhin që UNESCO shpalli vetëm muajin e kaluar, duke përfshirë luginën e Vjosës në listën e 26 rezervateve të reja të biosferës në botë — një nder i madh për Shqipërinë dhe një hap drejt integrimit të saj evropian.

Por, për aktivistët mjedisorë, titulli ndërkombëtar nuk mjafton.

“Dokumentet e UNESCO-s nuk zgjidhin problemet”, paralajmëron Besjana Guri nga organizata “Lumi”. “Plastikat, ndotja nga nafta dhe ndërtimet e pakontrolluara janë kërcënim i përditshëm për Vjosën.”

Edhe pse Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka premtuar investime mbi 150 milionë euro për mbylljen e landfilleve dhe trajtimin e ujërave të ndotura, shumë ekspertë thonë se dëmet e shkaktuara ndër vite janë tashmë të pariparueshme.

“Kur ishim fëmijë notonim këtu,” kujton bariu Agron Zia, “tani fëmijët tanë nuk mund as të afrohen nga mbeturinat dhe ujërat e zeza.”

Vjosa, e njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, mbetet një provë për aftësinë e shtetit shqiptar për të balancuar zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e mjedisit.