Dje n’Kosovë
25 Nëntor, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Një nga momentet më të mira mes njerëzve, janë përqafimet. Pëqafimet kur takohesh pas pushimit me të dashurit, përqafimet në aeroport pasi kthehesh në vendlindje. Duaji të tjerët, qesh, qëndro me këmbë në tokë!
Çfarë ndodhi në Kosovë të dielën:
Çdo ditë e mendoj, a ndahesh i kënaqur i dashur lexues me përzgjedhjen e temave? A mos pret diçka tjetër? Nëse po, shëno në [email protected] (ndoshta ka zgjidhje për shqetësimin tënd).
Kur është hera e fundit që kemi marrë njohje si shtet? A do të vazhdojë kjo shterpësi deri sa të rregullohen ndonjëherë raportet Kosovë-Serbi? Edhe nja 4 muaj deri sa të rahatohemi prej zgjedhjeve, pastaj merremi me këto probleme a? Sllovakia a qenka tu e përkrahë Serbinë pasi veç e mbylli zyrën në Kosovë?
Vendimi i Sllovakisë për mbylljen e zyrës në Prishtinë që nga janari i viti tjetër duket sikur i parapriu vizitës në Beograd të kryeministrit të këtij vendi. Ushtarët e Sllovakisë do jenë pjesë e KFOR-it në Kosovë. Ironia e gjithë kësaj ishte kur kryeministri Robert Fico, tha se informacionet për Kosovë do t’i marrë nga ushtarët e tij. Sa palidhje!!! Ushtarët po fillojshin me luajt edhe rolin e diplomatëve!!!
Tash KFOR-i që garanton siguri, e Serbia non-stop propagandon për shkelje të të drejtave të njeriut e të serbëve, kishe na informatat i marrim nga KFOR-i dhe s’kemi nevojë për zyre!!! Pfff😩
***
Krahu i vetëm pasardhës i Rugovës??? Presidentja Vjosa Osmani, vrapon pas programeve bashkëpunuese ushtarake me Kanadën.
Qysh me dëshmu sa ma shpejtë para administratës së re Trump, që janë dhe gjithmonë kanë me qenë pro amerikan? Duke marrë pjesë në forume dhe trajnime ushtarake.
***
Një ditë pasi deputetja Hykemte Bajrami, tha se prokuroria ka nisur hetimet për kontratat burimore të lidhura me pushtetin qëndror, janë ndezë debatet virtuale mes saj dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.
O ti bre ke qenë për këtë pozitë!! Ra kjo qeveri dhe masa e gjerë, e mësoi zotësinë e ministres Hykmete Bajrami! Shpesh më duket që si popull kur pritojmë m’u koncentru veç me pa naj shifër të madhe, mendojmë që janë fakte tashmë të vërtetuara. Nejse, kur ajo ka qenë ministre u patën avullu 2 milionë euro nga thesari. Ta kemi edhe këtë informacion si rifreskim.
Në anën tjetër, ministri Murati, mundohet t’ia përmend kontratat qeverisë LDK. Si një në komunën e Prishtinës. Një kontratë 12 milionshe për rendera në kompjuter. Kush granton që kjo kontratë është pa korrupsion?
—
Drama “Djali”, me tekst të dramaturgut francez, Florian Zeller. Nën regji dhe produksion të Erson Zymberit, është shfaqur në Teatrin e Gjilanit. Drama është dhënë premierë në Paris në vitin 2018. Bëhet e ditur se kjo shfaqje është triologji e shfaqjeve “Nëna” dhe “Babai” ndërsa “Djali” është edhe film, me skenar e regji të francezit Florian Zeller.
Shfaqja “Djali” është mesazh, më pas ndjenjë e përfundimisht alarm.
I/e dashuri/a imi/e, zbulo të bukurën në këtë botë, ti je thjeshtë një vizitor tjetër i kësaj bote. Kalo kohë me familjen, realizo ëndërrat tua, ndërto lidhje të forta dhe dhuro ato vlera mbrapsht tek shoqëria jonë♥️