Arkiva
13 Shtator, 2024
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!
A e dini çka është një detaj i mirë për ta filluar ditën, të mos jesh në gjendje ta përfundosh një fjali sepse je duke qeshë aq shumë, ta mësosh një këngë të re dhe ta dëgjosh duke e përsëritur vazhdimisht, ta ndjesh frymën në fytyrë apo një aromë të mirë përgjatë rrugës. Këto janë detaje që i japin hijeshi ditës.
Çka ndodhi të enjten në Kosovë?
***
Kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka refuzuar të japë përgjigje nëse e ka tërhequr letrën drejtuar Bashkimit Evropian, në të cilën ajo shprehte kundërshtim për Marrëveshjen e Ohrit. “Pyetja e vërtetë është nëse është tërhequr?” ka thënë Bërnabiq. A e kemi përmendur disa herë që e tëra situata me letrën mund të jetë edhe e “shpikur”? e sidomos në ditë kur Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar, ashtu siç lajmëruan mediat serbe. Gjithë kjo përfshirje e Serbisë në çështjet shtetërore të Kosovës?
***
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani paska deklaruar se Vucic do të përballet me vendosmërinë tonë pas paralajmërimit të Vuciqit që pritet nesër t’i drejtohet Serbisë me një konferencë lidhur me “çështjen e Kosovës”. Vendosmëri? Cila vendosmëri, se nëse je duke llogaritë në vendosmërinë e institucioneve tona, duhet të llogaritet edhe fakti që jemi duke humb mbështetje ndërkombëtare a po?
***
Parku kulturor i Gjakovës “Ali Podrimja”, pas shumë edicioneve funksionale, ka ndërprerë funksionimin. Ky vend ishte kthyes i shumë aktiviteteve që nuk praktikoheshin tash e një kohë të gjatë si: kinemanë e qytetit. Krijimi i tij ishte në baza vullnetare. Por si ndihen sot njerëzit që u lidhën emocionalisht me krijimin e këtij parku? A është si shkëputje kulturore e Gjakovës, izolim tjetër kulturor?!
***
Kur Petrit Halilaj del në skenë, gjërat marrin shpirt. Ai ka arritur në qiejt e New Yorkut në këtë pranverë me ëndrra, dëshira e dëshpërime nxënësish nga Kosova. Vizatimet e tyre në bankat shkollore i ka kthyer në forma të ndryshme skulpturore. Me “Abetare” vazhdon të mbajë të pushtuar qiellin e kësaj kryeqendre, nga tarraca e njërit prej institucioneve më prestigjioze të artit në botë – Muzeut Metropolitan. Tash në New York ka dërguar edhe një klasë. “Abetare (Klasa Zhurmëtare)” është titulli i ekspozitës personale në galerinë “Kurimanzutto”.
***
E ku ka më mirë se sa kur je duke u kthyer nga puna dhe të kërkohet të blesh diçka në market dhe po sa hyn e dëgjon këngën tënde të preferuar duke u luajtur. Magji…<3