Live Stories from Prishtina

LIVE

17 Shtator, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Mirëmengjesi ty i dashur lexues, ty që dita të ndreqet kur dikush ta komplimenton punën tande. Ti që je me disponim të mirë vetëm sepse ashtu zgjedh.

24 orët e fundit të Kosovë:

***

Tash kur zgjedhjet e rregullta po afrohen dhe fushatat e parakohshme fillojnë, a do të fillojnë ndarjet mes qytetarëve, gjuha e urrejtjes në rrjete sociale, përdorimi i temave sociale nga opozita kundër pozitës, shfrytëzimi i situatave me qëllime kombëtare?

Gjithçka është e pritshme.

Thirrja e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq, për pjesëmarrje të serbëve në zgjedhjet në Kosovë dhe kthimin e tyre në institucionet që ishin larguar në vitin 2022, është mirëpritur nga Brukseli teksa zëdhënësi i BE-së Peter Stano paska bërë thirrje për përmbajtje të retorikave nxitëse. Kur pjesëtarët e institucioneve në Mitrovicën e Veriut, u larguan vetë a e menduan që më nuk mund të kthehen në një pozitë që vetë janë dorëhequr? Ku ka vend më integrues sesa Kosova ku në çdo institucion publik ku është e banuar me shumicë serbe ka prej tyre të integruar në punë?

***

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar kërcënimet e Vuciqit, të cilat nuk ja kanë mbushur aspak syrin këtij të fundit. Një deklaratë shumë e zgjuar dhe me vend nga ana e tij. Tek e fundit pse duhet të shqetësohemi dhe frikësohemi, kur në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës ato të sigurisë dhe politike?!

***

Diçka e re nga kultura në Kosovë:

Në Kamenicë u përurua Parku Teknologjik me vlerë prej 204 mijë euro. Ky vend, tashmë park, dikur ka shërbyer si Qendër Rinore ndërsa ky investim është bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Suhareka ka hapur Shtëpinë e re të Kulturës me emrin “Ukë Bytyqi”, e cila personifikon jetën dhe veprën. Ukë Bytyqi, ishte anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili u vra më 27 tetor të vitit 2001.

***

Të jesh konsistent është gjuhë e dashurisë e cila tregon rezultate të mëvonshme.