Live Stories from Prishtina

LIVE

5 Prill, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues, kreativiteti është t’i lejosh vetes të bësh gabime. Arti është të dish se cilat t’i mbashë. E vetmja gjë që keni dhe askush tjetër nuk e ka, jeni ju. Zëri juaj, mendja juaj, historia juaj, vizioni juaj.

***

Kur ndalem e mendoj, me gjithë tronditjet ekonomike që janë duke ndodhur në të gjithë botën, ne sillemi thuajse jetojmë një njëfarë flluske (bubble t’veçantë).

Presim që të jemi “hastretat” e botës, pas vendimit të Donald Trump, që i “shpalli luftë komerciale gjithë botës”, ndaj secilit vend që i është kujtuar, përfshirë edhe ishullin e banuar me pinguinë, ja imponoi tarifën prej minimum 10% për mallin që Amerika e importon prej tyre, e mësuam që edhe Kosova i paskësh imponuar Amerikës një tarifë prej 10% për mallin që kishim importuar prej atje.

Nuk e di se çfarë importojmë prej atje, por hajt…

Na ma përpara i hamë specat e Greqisë e Turqisë, sesa nisim t’i prodhojmë specat tonë edhe në kohë dimri.

E gjithë kjo situatë ka sjellë situata tjera: ka pasë akter që thanë se largimi i tarfiës amerikane nga qeveria, nuk luan aq rol në Amerikë por është lëvizje e mirë për marrëdhëniet e dy vendeve.

***

Sot pritet protesta në orën 15:00 ndaj vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës nga qytetarët. Ta shohim a po dalin partitë opozitare në protestë sikur qysh bëjshin thirrje në postimet e tyre në “Facebook”.

E qytetarët tjerët që nuk dalin në protesta po me një anë nuk e dëshirojnë shtrenjtimin e rrymës, çka presin që bëhet?

Te çështja e tarifave të rrymës, është hera e dytë që nga zyra e kryetares dalin propozime nëse duhet apo nuk duhet rritur tarifat, edhe pse kjo nuk është kompetencë e kësaj zyre. Osmani ka mundur të dalë e ta shprehë mendimin si qytetare dhe aty nuk kishte pasur asnjë vërejtje, se fundja të gjithë do të digjemi me tarifat e reja të rrymës.

Këto lëvizjet e fundit nga Presidentja drejtuar Qeverisë, flasin hapur për minimizimin e mundësisë të rizgjedhjes si presidente pasi duket se nuk do të ketë një përkrahje nga partia e Kurtit, apo ndoshta edhe ndodhë befasia.

Në këtë konstelacion, do t’i duheshin 80 deputetë prezentë në sallë prej të cilëve 61 do ta votonin, por nëse acarimi me Qeverinë nuk zbutet, pa deputetët e VV-së kuorumi është vështirë i arritshëm.

Më 15 prill do të mbahet mbledhja konstitutive e Kuvendit. Uroj për formimin e një qeverie sa më shpejtë – që do të ketë njerëz të dijshëm e efikas në sektorin e ekonomisë dhe financave, dikush që e kupton hallin e ktij vendi.

***

Vrasjet në kohët e fundit në Kosovë, dje në Kosovë, një polic e vrau veten. Këshilli i Mediave të Shkruara bëri thirrje për etikë të raportimit.

Para disa ditëve e lexova një lajm që familjarët e policit në Kaçanik prej mediave kishin dëgju për vrajsen e tij që iu bë para hyrjes së ndërtesës. E për qito raste e ka fjalën KPM, kursimin e dëmeve emocionale në përdorimine e emrave të viktimës, fotove, fjalëve, ju lutem…

***

Zbuloni se kush jeni dhe bëhuni ai person. Kështu dhe për këtë u vendos shpirti juaj në këtë tokë. Gjeni të vërtetën, jetoni atë të vërtetë dhe gjithçka tjetër do të vijë.