Drama, negociata të fshehta, akuza ndërkombëtare edhe pezullimi i Ballukut që po e bllokon qiellin mes Shqipërisë dhe Kanadës?!
PD dhe PS zihen ditën e negociojnë natën. Edhe pse para kamerave sillen sikur s’kanë asgjë të përbashkët, PS dhe PD prej dy ditësh janë futur në negociata të nxehta për Avokatin e Popullit, një post që ka tre vite pa u mbushur.
PS bëri lëshimin e parë, duke i lejuar demokratëve të firmosin disa kandidatë nga lista me 28 emra.
Rezultati? 7 kandidatë kanë kaluar filtrin e parë:
Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skender Haluca, Endrit Shabani
Por këtu fillon loja e madhe. PS kërkon të futen të gjithë emrat me 28 firma në votim, dhe të fitojë ai që merr 84 vota (PS ka 83 = praktikisht emëron kë të dojë).
PD kërkon që PS të zgjedhë 3 emra nga lista dhe vet të vendosë se cili bëhet Avokat i Popullit.
Letra zyrtare e PD-së ka shkuar te Niko Peleshi. Tani pritet lëvizja e radhës në këtë “shah politik”.
**********
Sali Berisha reagoi ndaj arrestimit të Federica Mogherinit në Evropë për hetime mbi financime të dyshimta… dhe menjëherë e lidhi me Shqipërinë.
Ka pasur një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Mogherinit për të ndërtuar kampusin e Kolegjit të Evropës në Tiranë me 17 milionë euro të shqiptarëve, duke marrë madje edhe truallin që ishte për studentët e UT-së.
Akuzon se bursat për studentët janë fryrë në mënyrë korruptive.
Pretendon se edhe Piramida është “kapur” për këtë projekt me marrëveshje të pa publikuara.
Kërkon të hetohen email-et, SMS-të dhe komunikimet në Sky ECC mes Ramës dhe Mogherinit.
Me pak fjalë: një skandal ndërkombëtar që Berisha e sheh si “kapur në flagrancë”.
***
Komisioni i Ekonomisë kthehet në reality show politik.
Pasi Agron Shehaj kërkon fjalën, Milva Ekonomi i tha se është i “zëvendësueshëm”.
E Shehaj shpërtheu duke thanë “Mos e bëni këtë komision më qesharak seç është!”.
Dikur në lojë hyri edhe Erion Braçe, që foli me za bajagi të naltë. Tama, një asi pjese për Tiktok që merr vëmendje.
***
Tash për që Balluku po ju mungon kabinetit të qeverisë ajo po vërehet.
Rama dje tha se pezullimi i Ballukut po na bllokon edhe fluturimet me Kanadanë!
Fluturimet Shqipëri–Kanada, që priteshin të niseshin në qershor 2026, janë në rrezik sepse vetëm ministri i linjës mund të firmosë hapin e radhës.
Janë 36 akte të ministrisë të bllokuara, prej tyre 18 për rindërtimin.
Politika shqiptare dje ishte një miks perfekt mes House of Cards, Suits dhe Big Brother VIP.
