N’Kosovë
3 Mars, 2026
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, dëgjo këto detaje; “Youtube”, u dizajnua për të qenë “dating app”, “Lamborghini” u dizajnua për të qenë kompani e traktorëve, “Viagra” u krijua si medikament për zemrën, asnjëra prej tyre nuk arriti në destinacionin që planifikonin në fillim, të gjitha arritën diku më mirë.
Destinacionin final ndoshta e kuptojmë duke filluar diku.
Çka kuptoi Kosova këto ditë?
Mjafton një gur të lëvizë diku, që në një formë të ndihet tek ne. Luftimet e nisura mes SHBA-së, Izraelit ndaj Iranit, treguan ndikimin e tyre automatkisht në jetën tonë.
Nga 3 deri në 10 centë për litër është rritur çmimi i naftës në Kosovë. Nga 1.15 deri në 1.21 euro sa ishin, të hënën çmimet për litër naftë u sillen mes 1.18 deri në 1.27 euro, varësisht nga kompanitë që tregojnë me naftë.
Çrregullimi i tregut evropian, do të thotë ndikim direkt edhe në tregun tonë.
Ekonomia jonë nuk është aq e fortë që të kemi stoqe të mjaftueshëm për javë ose muaj të tërë. Ne jemi të varur direkt nga blerjet për periudha të shkurtra kohore dhe bursave si lëvizin çmimet.
Ngushtica e Hormuzit e cilia ndodhet në veri të Iranit dhe lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit, duke e nxjerrë më pas në Detin Arabik, është ndër korridoret strategjike ku transportohet 20 përqind e gazit dhe naftës botërore. Edhe pse nafta në Kosovë nuk vjen direkt nga kjo ngushticë, cilado rrugë nëpër Evropë që përdoret ndikoi atumoatikisht edhe tek ne.
MInistria e Tregëtisë, ka informuar që do të rishikoj çdo lëvizje të “ekzagjëruar”… “pshtim nuk ka, veç vonim”!
***
Qytetarë serbë i kërkojnë Iranit ta sulmojë edhe bazën amerikane në Kosovë, Bondsteel.
Faqe të ndryshme të serbëve në rrjete sociale, raportojnë se shumë serbë po ua dërgojnë shërbimeve të ndryshme të Iranit koordinatat e kampit ushtarak Bondsteel në Kosovë.
“Ja një bazë tjetër amerikane! Faleminderit paraprakisht”, thuhet në një postim në rrjetin social “X”.
***
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit. Pas takimit, ai ka theksuar se LDK-ja nuk ka qëndrime refuzuese ndaj askujt, SIDOMOS ndaj presidentes aktuale Vjosa Osmani.
That’s a step… Hajde mos na leni me shku në zgjedhje, veç vonim jeni tu na ofru kurgjo tjetër.
***
Jashtë politikës, java e shkuar solli një vendim të rëndësishëm sa i përket drejtësisë, ndoshta lajmi më i mirë që kam dëgju së fundi. Gjykata Supreme ka vendosur dënimin me brugim të përjetshëm për Dardan Krivaqa për vrasjen e Marigona Osmanit.
Autopsia kishte gjetur se Marigona Osmani kishte vdekur duke vuajtur nga lëndimet e rënda që i ishin shkaktuar me mjet të fortë. Ishte rrahur e keqtrajtuar mizorisht dhe më pas ishte lënë para hyrjes së Spitalit të Ferizajt.
E ky vendim i Supremes e vërtetoi të parin dënim me burgim të përjetshëm për një rast të dhunës së këtij lloji dhe e vendos precedencën për rastet e tjera që do të mund të ndodhnin në të ardhmen e të cilat uroj të mos jenë fare.
Ironikisht një vendim i tillë do të duhej vlerësu e festu.
***

