Arkiva
15 Dhjetor, 2025
Bota rreth nesh është e përkohshme dhe mund të ndryshojë për një çast.
Lirisht mund të themi se të gjithë e kemi përjetuar këtë kohët e fundit. Megjithatë, fuqia e imagjinatës tonë mbetet! Me imagjinatë mund të tejkalojmë çkado, për të imagjinuar ditën e nesërme ashtu si ne duam. Andaj lërini veprat e artit t’ju çojnë në botë të ndryshme.
Të dalim pak jashtë vendit dhe t’i përcjellim aktivitetet kulturore apo festat e përvjetshme që të dhurojnë ndjenjën e bashkimit, lumturisë dhe momenteve të bukura.
Më poshtë, do t’i paraqesim disa nga festivalet në mbarë botën, të cilat mund t’i vizitoni gjatë dimrit, nëse keni planifikuar të udhëtoni jashtë vendit.
DHJETORI
Në fakt, ky është muaji simbolik i përmbylljes së vitit dhe i fillimeve të reja në jetë. Meqenëse është muaji i Krishtlindjeve, ju do të gjeni aktivitete argëtuese çdokund, andaj pse të mos i shëtisni tezgat e pazareve dhe të bleni një filxhan me dekore, qirinj me aromë ose batanije me detaje të Krishtlindjeve.
Amsterdam Light Festival
Kjo është një nga ngjarjet më emocionuese në Amsterdam gjatë dimrit dhe një nga festivalet më të përballueshme financiarisht për t’u vizituar. Festivali zgjat disa muaj dhe është i rrethuar nga qindra instalacione arti të bëra nga dritat. Festivali i Dritës së Amsterdamit është shtëpia e ekspozitave si në tokë, ashtu edhe në ujë. Teksa e veçojnë 20 veprat e lehta të artit të vendosur brenda dhe përgjatë kanaleve të Amsterdamit Centre-East.
Ky është edicioni i 14-të i festivalit Amsterdam Light Festival për edicionin 2025–2026, i cili ka filluar nga 27 nëntori dhe vazhdon deri më 18 janar 2026. Tema e këtij viti është “Legacy” (Trashëgimia), e cila fton artistët ndërkombëtarë të reflektojnë mbi atë që lëmë pas: kujtimet, historitë, traditat dhe ndikimin që kanë veprimet tona në brezat e ardhshëm, duke e shndërruar qytetin në një ekspozitë të hapur arti me drita gjatë gjithë dimrit.

Colonial Williamsburg
Në festivalin Kolonial të Williamsburg, në Virginia të SHBA-së, gjeni tradita të qëndrueshme, dekorime simpatike dhe një stinë që ende ngroh zemrën. Mjafton një vizitë dhe menjëherë do të shihni pse njerëzit nga mbarë bota vijnë për të shijuar festat duke krijuar kujtime që zgjasin një jetë.
Zona Historike e qytetit është ajo çka preferohet të vizitohet më shumë. Muzeu Historik dhe rrugët me kalldrëm dhe llampat me vaj guri që ngjasojnë me kohët e lashta dekorohen të gjitha dhe vlen të potencohet se këtë zonë mund ta vizitoni kurdo, gjatë periudhës së dimrit.
Shijojeni festën ashtu siç festohej në ditët e para të Amerikës. Dëgjoni muzikë tradicionale ndërsa mësoni më shumë për historinë e festave në koloninë e Williamsburgut.

Festivali Ndërkombëtar i Skulpturave të Akullit dhe Borës në Harbin, Kinë
Festivali më i madh në botë i akullit dhe borës fillom më 5 janar 2026, dhe festivali qëndron i hapur përreth deri në fund të shkurtit 2026 ose fillim të marsit. Aty ofrohen eksperienca të veçanta dhe pushime dimërore si askund tjetër në tokë: bota e akullit dhe borës, ekspozita e artit të skulpturave të borës, panairi i artit me fanar akulli, akull dhe karnavalet e borës. Pastaj, bari dhe restoranti në akull, noti dimëror, skijimi, udhëtimi me sajë me qen, rrëshqitja në borë ose shikimi i tigrave siberianë dhe kafshëve, janë arratisjet perfekte për dimër për këdo që ka mundësinë të largohet për përjetime të reja.

Festivali Botëror i Borës në Grindelwald, Zvicër
Të gjithë e dimë që Alpet Zvicerane janë një destinacion ëndërrash për të gjitha llojet e aktiviteteve me dëborë, kështu që nuk duhet të jetë çudi që një nga ngjarjet më të mira në vend është një festival bore. Çdo vit, fshati Grindelwald pret skulptorë nga e gjithë bota për të gdhendur artin në akull dhe borë, duke krijuar sfondin më interesant në botë për një après-ski (aktivitet social). Artistët ndërkombëtarë në mbarë botën krijojnë figura dhe skulptura nga blloqe dëbore tre metra të lartë.
Festivali do të fillon më 19 janar 2026 dhe zgjat deri më 24 janar 2026.

Festivali Ice on Whyte, Kanadë
Veriu i madh i ngrirë feston me stil në Festivalin Ice on Whyte në Edmonton, Kanadë. Njëmbëdhjetë gdhendës nga e tërë Kanadaja do të bëjnë skulptura, teksa do të ketë artistë amatorë që do të kenë mundësinë të mësojnë gdhendjen në akull. Ata që preferojnë të ftohtin, mund të shijojnë ushqimin dhe pijet e ngrohta. Siç thonë pjesëmarrësit: “argëtimi i vërtetë fillon kur temperaturat bien nën zero”...
Misioni i festivalit është të inkurajojë vlerësimin e artit dhe kulturës në mënyrë që vizitorët të mund të përjetojnë krijimtarinë interaktive në ambientet e jashtme.
Festivali fillon më 15 janar 2026 dhe zgjat deri më 17 janar 2026 në ICE District Plaza në Edmonton.

