Arkiva
14 Shkurt, 2025
Mëngjesin e sotëm e fillova me disa pamje të çifteve që po shkëmbenin dhurata dhe lule ndërsa unë po e shijoja momentin “Humans being humans”- përqafime dhe puthje me pak fjalë e shumë dashuri.
Fatkeqësisht, me diçka të tillë nuk ndeshem shpesh në ditët e zakonshme. Në ato momente u kujtova se më në fund kishte ardhur një nga ditët më të dashura të vitit!
Po, ne po flasim për Ditën e Shën Valentinit dhe jemi shumë të emocionuar të ndajmë me ju disa rekomandime të filmave, që t’i shikoni me të dashurin apo të dashurën tuaj, por edhe me miqtë tuaj, në këtë ditë të veçantë.
Por, cilat filma të tjerë romantikë të Netflix mund të shtoni në listën tuaj “must-see” në ditën e Shën Valentinit?
Pa e zgjatur shumë, këtu është një listë me katër filma romantikë të Netflix, që mund t’i shikoni sot.
Your Place or Mine. Luajnë Reese Witherspoon dhe Ashton Kutcher, si dy miqtë e mirë që jetojnë në distanca të gjata. Personazhi i Ashton është një drejtor i suksesshëm marketingu që refuzon të ketë një lidhje, ndërsa personazhi i Reese është një nënë beqare që nuk i pëlqen shumë ndryshimi. Por, gjërat fillojnë të ndryshojnë mes tyre kur vendosin të ndërrojnë shtëpitë dhe mënyrën e jetesës, pikërisht kur ndjenjat e fshehura dalin në dritë.
Është një film romantik i lehtë dhe i këndshëm që ka sasinë e duhur të humorit. Edhe pse është mjaft e parashikueshme, është e këndshme të shohësh Reese dhe Ashton duke dhuruar një shfaqje të mahnitshme.

Edhe pse e kemi cekur edhe në një artikull tjetër – Holidate duhet parë çdo herë për ditën e Shën Valentinit, sepse është shumë i lezetshëm. Në këtë film interpretojnë Emma Roberts dhe Jackson Pieretti, si dy të panjohur që pranojnë të jenë partneri-zëvendësues i njëri-tjetrit për çdo rast festiv gjatë gjithë vitit, sepse janë lodhur duke qenë beqarë para familjarëve gjatë festave.
Megjithatë, gjërat ndërlikohen kur përfshihen ndjenjat.
Edhe pse ky nuk është një film që nuk e kemi parë më parë, megjithatë ia vlen ta shikoni. Kimia e fortë ndërmjet dy personazheve kryesorë i bën ata bindës – si të dashuruar. Holidate mund të përshkruhet si një rom-com i lezetshëm, por a nuk na pëlqen të shikojmë herë pas here këto zhanre të filmave?

Sinqerisht, nuk prisja të më pëlqente A Perfect Pairing sepse mendova që çifti Victoria Justice dhe Adam Demos si kombinim dashurie nuk kishin kuptim. Sidoqoftë, mendimi im ndryshoi plotësisht pasi shikova komedinë romantike. Historia ndjek një drejtues të kompanisë së verës në LA, i cili udhëton në Australi për të marrë një klient të madh potencial, vetëm për të përfunduar duke punuar në një fermë delesh dhe duke rënë në dashuri me menaxheren e fermës.
Ne rekomandojmë që patjetër ta shtoni këtë në listën tuaj të filmit për Ditën e Shën Valentinit.

Noah Centineo, në përgjithësi, është një aktor i mirë, por ai është absolutisht edhe më fantastik në komeditë romantike. Në filmin The Perfect Date, Noah luan një gjimnazist që ëndrron të ndjekë kolegjin e tij të ëndrrave, por nuk i mjaftojnë kushtet financiare për ta bërë këtë. Pra, ai dhe miku i tij programues krijojnë një aplikacion ku ai ofron shërbimet e tij si “plus-one” (si partner romantik), në të gjitha rastet për të fituar para. Por, plani i tij ndërlikohet në momentin kur ai bie në dashuri me njërën nga klientët e tij.
Përveç Noah, kasti përfshin Laura Marano, Odiseas Georgiadis, Camila Mendes, Matt Walsh dhe shumë të tjerë.

Ndërsa nëse jeni adhurues i filmave më të vjetër, ju mund t’i shikoni këta filma:
Valentine’s Day. Një film i vitit 2010, me një kombinim të aktorëve perfekt si Ashton Kutcher, Julia Roberts, Emma Roberts, Anne Hathaway, Jamie Fox, Bradley Cooper, etj.

About Time. Filmi i vitit 2013 na ofron me historinë e ndërlikuar të dashurisë, me një kast të aktorëve si Rachel Mc. Adams, Domhnall Gleeson dhe Margot Robbie.

It’s Complicated. Filmi i vitit 2009 na dëshmon që mosha e aktorëve është vetëm numër, pasi prania e aktorëve si Meryl Streep dhe Alec Baldwin tregon që romanca mund të jetë vetëm edhe më e fortë mes një çifti të moshuar.

Friends with Benefits. Filmi i vitit 2011 është ndër filmat e rrallë që po të kalojnë edhe disa vite nga publikimi të dhuron kënaqësinë e njëjtë. Me aktorët Mila Kunis dhe Justin Timberlake, Friends with Benefits, është “the perfect date night” për Shën Valentin.

Shijojeni këtë Shën Valentin, me më të dashurit tuaj!