Based on a true story
20 Maj, 2026
Ka disa gjëra në jetë që, po t’i shohësh me logjikë të ftohtë, nuk do të duhej të rrinin kurrë bashkë. E megjithatë, aty janë, të ulura pranë njëra-tjetrës si mysafirë të paftuar në të njëjtën sofër.
Si qetësia dhe rrëmuja apo dashuria dhe egoja.
Apo kafeja e mëngjesit dhe lajmet që ta prishin ditën para se ta mbarosh filxhanin.
Njeriu është krijesë interesante dhe komplekse. Mund të lodhet nga zhurma, por të ketë frikë nga heshtja, mund të ankohet se nuk ka kohë për vete, por sapo mbetet vetëm, e kap telefonin sikur aty brenda fshihet përgjigjja e jetës.
Dhe këto të gjitha bashkëjetojnë, pra ekzistojnë në të njëjtën kohë.
Jetonë bashkë tek njeriu, momenti që thonë “nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët” dhe po të njëjtën kohë që fshijnë një fotografi sepse nuk mori mjaftueshëm pëlqime.
Jetojnë bashkë ata që predikojnë qetësi shpirtërore dhe zemërohen në trafik sikur po garojnë.
Madje edhe qytetet tona janë bërë shembull i kësaj bashkëjetese të çuditshme.
Një njeri mund të mbjellë lule në ballkonin e tij dhe po i njëjti ndërsa t’i bjer borisë së makinës pa pushim.
Dikush që flet për kulturë e mirësi, e pastaj i njëjti i hedh mbeturinat nga dritarja sikur toka të mos i përkas askujt.
Apo edhe kur pranë një kafeneje ku njerëzit flasin për ëndrrat e tyre, mund të kalojë një njeri që ka harruar prej kohësh si ëndërrohet.
Dhe të dy ekzistojnë në të njëjtën rrugë.
Ti mund të flasësh për “financial discipline”, por porosit me delivery prej lokalit që është 3 minuta larg në këmbë.
Edhe relacionet sot janë masterclass për bashkë-jetim (coexistenc)
Njerëzit duan komunikim të matur, por lënë “seen” strategjik për 6 orë që të mos duken “shumë të lirë/disponueshëm”.
Dhe sinqerisht?
Kemi fillu me mendu që burnout-i është personalitet, të jesh vazhdimisht i zënë është sukses, që me u lodh deri në palcë është disi “grindset”.
Por me sa duket vet njeriu modern ekziston dhe bashkëjeton me versione të ndryshme të vetes.
Një pjesë e jotja don me lexu libra, me ec në natyrë, me pi ujë dhe me pas rutinë të shëndetshme, pjesa tjetër han çka të don, kur don edhe këqyr teori konspirative në TikTok.
Dhe çuditërisht, të dyjat jam unë, ti dhe kushdo që e gjenë vetën e vetë.
Jeta, i dashur lexues është shtëpi e jetuar. Ka gota të palara, kujtime të mira, lodhje, muzikë që vjen nga dhoma tjetër.
Një njeri mund të buzëqeshë gjithë ditën dhe prapë të ketë mall për diçka që nuk di ta shpjegojë. Mund të jetë i rrethuar nga njerëz dhe prapë të ndihet vetëm në ndonjë mbrëmje të zakonshme.
Ka paqe edhe në gjërat e thjeshta, por ne jemi bërë aq të zënë duke kërkuar diçka “më shumë”, sa harrojmë ta vërejmë.
Shpirti pushon kur më në fund ndalon së luftuari me vetveten.

