Live Stories from Prishtina

LIVE

30 Qershor, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Askush nuk mund të kthehet pas në kohë për të filluar gjithçka nga e para, për të rishkruar gabimet apo për të fshirë momentet e vështira. E kaluara është e pandryshueshme dhe rrënjoset thellë në kujtesën tonë, me të mirat dhe të këqijat që ka sjellë. Por fuqia e njeriut nuk qëndron në rikthimin pas por në aftësinë për të ndryshuar drejtimin në çdo moment.

Çka ndodhi në fundjavë e deri tash në Kosovë?

Është shumë nxehtë për me vazhdu me budallakina, temperatura minimale është 26 gradë, por asgjë nuk na ndalë me mendu që superfuqi ka dikush që ka dalë fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit. As nuk na ndalë që ta normalizojmë faktin që kuvendi është zënë peng.

Këmbëngulësia që ma pak se gjysma e kuvendit mendojnë që gjykata është pro votimit të fshehtë si dhe mos këmbëngulësia e opozitës që të hyjë në kuvend e të mos dal pa gjetur një zgjidhje, “kokëngrirja” është veti e shqiptarëve, shumë e vërtetë amo jo kur duhesh me mendu edhe për 2 milion persona tjerë, apo pernime nuk mendoni? Se pak po du me qenë naive, me besu që të paktën ua ndinë kur e dini që apet ky popull ka me të votu!

Këto standardet e dyfishta që janë epiteti ma i keq që mundet me ekzistu, që kur është një situatë e lidhur me ty tolerohet, e kur është për dikë tjetër “kryqëzohet” pikërisht nga ata që për ta “bon”.

Në maje të hundës po ta binë, kurgjo përpara nuk ecën përveç ndërtimit të disa tuneleve e “ishujve” nëse nën to nuk ka trashëgimi kulturore.

***

Institucionet nuk janë thjeshtë struktura formale, por përfaqësim i kontratës mes qytetarit e shtetit, kontratë që aktualisht po shkelet me papërgjegjësi të pafalshme.

Nashta krejt kjo pjesë u duk si me nënkuptime po për ma konkretisht dje shembull, dështoi seanca e 39-të, një gjë e tillë ka qenë e pritur prej pronocimeve pas mbledhjes së përbashkët mes partive ku opozita tha që “s’ka pshtim”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se sot të gjithë qytetarët janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes së Kushtetutës me vetëdije nga Albin Kurti dhe LVV-ja.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e akuzoi Albin Kurtin dhe kolegët e tij se kanë vendosur ta vështirësojnë jetën në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë mundësinë që të kthehen në votim të hapur, por se ata po refuzojnë.

Pra katrahurë!

***

E sot në përurimin e një çerdhjeje në Bardhosh të Prishtinës, bash pa pikë marre kryetari i komunës, Përparim Rama edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, e patën nga një “kungj-hedhjeje” mes veti.

Çerdhja, e cila ishte investim i Ministrisë së Arsimit, u bo arsye që Rama t’i thotë Kurtit “mos ta bllokoj buxhetin për investime” ndërsa Kurti ja kthej duke i thanë “që në vjeshtë Ramës i duhet punë tjetër”. Shumë mirë bre, bravo!

Kryesorja themeli është qitë, e ju po kallxoni që po e sabotoni një vend me inate.

***
Të shtunën në Kino Armata është hapur ekspozita “Rilindja: memory, heritage, meaning”, e konceptuar si platformë reflektimi e jo si një pikë përmbyllëse, ekspozita ka sjellë para publikut punën e përbashkët të studentëve të arkitekturës dhe të antropologjisë nga Universiteti i Prishtinës, të cilët kanë eksploruar ndërtesën përmes metodës “Interactive Walking”, një mënyrë për të mbledhur kujtime kolektive dhe histori personale brenda hapësirës fizike të objektit.

Rezultatet e këtij eksplorimi janë përkthyer në vizatime, makete e punime të tjera që veprojnë si “objekte që flasin”, mjete që nxisin biseda mbi rolin e trashëgimisë së përbashkët dhe mënyrat se si ajo ndërtohet përmes përjetimit. Ekspozita është pjesë e hulumtimit të doktoratës së arkitektes, Njomëza Mulhaxha në Fakultetin e Arkitekturës “Ku Leuven” në Leuven të Belgjikës. Sa mirë që kemi mundësi me pa, se me çfarë punimesh e prezantojnë dijen e tyre studentët tanë para se me marrë role të rëndësishme. Shkoni dhe vizitojeni!

***

Secili prej nesh, pavarësisht çfarë ka ndodhur më parë, mund të zgjedhë të fillojë nga sot, nga ky moment për të ndërtuar një fund krejtësisht të ri. Është pikërisht ky vendim i vetëdijshëm për të ecur përpara që e bën të ardhmen të hapur, të pasur me mundësi dhe plot shpresë.