Live Stories from Prishtina

LIVE

May 1, 2024

Jeta dixhitale është një problem i dukshëm i “këtij shekulli” por kësaj rradhe ky problem më bëri të mësoj diçka tjetër.

Më mori 6 vite që ta mësoj këtë që për ju do ta përmbledh në dy minuta.

Ky është observim personal nëse ju përshtatet lexojeni.

Jeta nuk pret deri sa ju të jeni “në rregull”. 

Zgjohuni çdo ditë me mendimin që kjo është hera e fundit që ju duhet të bëni çdo gjë ashtu siç duhet. Keep pushing.

Sigurohuni që jeni duke u kujdesur mirë për veten tuaj.

Nëse ju ndodh diçka e papritur, të tjerët do të vazhdojnë ta jetojnë jetën e tyre. Bota do vazhdojë të lëvizë.

Nëse ti nuk punon që ta ndërtosh jetën tënde-

dikush tjetër do ju punësojë dhe të ju jap qëllime të tjera për të punuar për ta.

Puno në heshtje.

Festo në mënyrë private. Jeto jetën në mënyrë private. Njerëzit dinë të ju marrin energjinë për gjërat që ju mendoni.

Mos u pendo për të kaluarën tënde.

Vetëm mëso nga ajo dhe ec përpara; askush nuk ka lindur i mësuar, të gjithë po e jetojmë jetën për herë të parë.

Në fund askujt nuk i interson.

Puno sot që të jesh më i mirë se dje, dhe nesër më mirë se sot.

Lirojeni veten nga këshillat që shoqëria u’a dhuron. 

Shumë prej tyre nuk e kanë idenë se në çka po kaloni. Këshillat e tyre lidhen me eksperiencat personale. Çdokush ka historinë e tyre.

Zotëroni emocionet tuaja.

Një mendje e qetë mund të përballojë çdo situatë. Nëse ndesheni me gjëra që ju shkaktojnë nervozë, mërzi, dhimbje apo palumturi, atëherë mos veproni nën afektin e këtyre emocioneve. Prisni që kjo të ju kalojë, pastaj merrni vendimet apo diskutoni.

Nëse ndeshni me dikë më të mirë/suksesshëm se ju, mos garoni.

Në vend të kësaj, mësoni që të punoni së bashku.

Ju jeni në paqe me veten atëherë kur keni parasysh vetëm situatën tuaj.

(mind your business).

Asgjë në këtë botë nuk është absolute.

Kurrë mos thuaj kurrë. Atë që më së paku e do me të do të përballesh, dhe atë që thua nuk mundem pa të, mund ta humbasësh.