Live Stories from Prishtina

LIVE

18 Shkurt, 2026

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!

“Lind sot jeta diku atje dhe merr formë një univers i ri. Shuhet sot një tjetër jetë diku atje mbi të pavdekshmën përjetësi… të trishton të besosh se vetëm vjen e vetëm shkon”.

Çka ndodhi dje në Shqipëri?

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shpallur vendimin për padinë e gjyqtarëve lidhur me pagat, duke pranuar pjesërisht kërkesën e tyre. Gjykata thekson se ligjvënësi ka diskrecion për të përcaktuar formulën e pagave, por duhet të respektojë nenin 138 të Kushtetutës dhe të mos lejojë ulje të drejtpërdrejtë apo të fshehur të tyre.

Sipas vendimit, formula aktuale e lidhur me rritjen ekonomike ka sjellë një ulje të fshehur të pagave. Për këtë arsye, Kuvendi duhet të hartojë një ligj të ri, me efekte financiare që llogariten nga viti 2023.

Gjyqtarët kundërshtuan ndryshimet ligjore të vitit 2023, që përcaktuan pagën e tyre në masën 36% të pagës së Presidentit, duke kërkuar një formulë tjetër llogaritjeje. Kërkesa e tyre për rritje page është kundërshtuar nga kryeministri Edi Rama.

***

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Banka e Shqipërisë. Emrat e propozuar janë Selami Xhepa, Holta Zaçaj, Jonida Prifti, Ervin Mete dhe Matilda Shehu.

Propozimet kanë marrë mbështetjen e deputetëve socialistë dhe pas miratimit nga kryeministri, vendimi hyn në fuqi menjëherë. Disa kandidatura, si ajo e Holta Zaçajt, kanë nxitur debat për shkak të diskutimeve mbi mandatin e saj të mëparshëm në Gjykatën Kushtetuese.

***

Në zhvillime të tjera politike, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria ka përqindje të të paraburgosurve 500% më të lartë se vendet e Bashkimit Europian, duke e cilësuar këtë si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Ai fajësoi mungesën e një procesi të rregullt ligjor dhe numrin e lartë të vendimeve të pazbardhura nga gjykatësit, që sipas tij mban qytetarët në qeli pa mundësi apelimi. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur edhe kryeministri Rama ka ngritur shqetësime për çështjen e paraburgimeve.

***

Së fundmi, sociologia Marsi Simo ka nisur peticionin “Siguria dhe mirëqenia në arsimin bazë”, i nënshkruar nga rreth 600 prindër.

Nisma kërkon rritjen e sigurisë fizike dhe parandaluese në shkolla, masa kundër bullizmit, përmirësim të cilësisë së lëndëve si arti, sporti dhe edukimi social, si edhe mbështetje më të madhe për fëmijët me aftësi të veçanta.

Peticioni do t’i dorëzohet Ministrisë së Arsimit me synimin për të nxitur masa konkrete për një arsim më gjithëpërfshirës dhe cilësor.

****

Sa drejtësi, sa liri dhe sa siguri prodhon realisht ky sistem për njeriun e thjeshtë?