Live Stories from Prishtina

LIVE

23 Janar, 2026

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

I dashur lexues, një ditë kur je 20 e ca vjeç, dikush do të thotë ka dallim mes të qenit “zë i fuqishëm” dhe idesë që “krijon jehonë”, është shumë e rëndësishme që ta kuptosh atë.

Dje Kosova u zgjua si një vend i vogël, por brenda ditës u bë anëtare themeluese e Bordit Botëror të Paqes. M’i thanë “jo” kësaj ftese ka qenë e vështirë, jo pse “jo-ja” rrezikon ekzistencën tonë por sepse e konteston atë.

Nën udhëheqjen direkte të Donald Trumpit në Davos, aty ku mblidhen liderët për të folur për paqe, ekonomi edhe për Gaza, Rusinë e OKB-në në të njëjtën fjali, republikës tonë ju thirr emri me përfaqësuesen tonë, presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin. Me qenë vet në atë mes, e vetmja nga rajoni, mes shumë përfaqësuish, goxha përgjegjësi është.

Presidentja Vjosa Osmani nënshkroi Kartën e Paqes mes 19 shteteve, duke na siguruar se kur Amerika udhëheq, atëherë folim për paqe. Kjo marrëveshje “historike” tash shkon në Kuvend për ratifikim, që edhe deputetët ta ndiejnë pak erën e Davosit.

Ironikisht, në Bord ka pranuar të hyjë edhe Rusia, por Ukraina s’është dakord sepse edhe paqja ka veto emocionale. Trump premtoi se nuk do ta zëvendësojë OKB-në, vetëm do ta “ndihmojë pak”, sepse OKB-ja ka potencial, por s’e ka shfrytëzuar. Mos harro: sa është mbajtë krejt kjo ngjarje, në Gaza njerëzit duke e djegur bërllogun janë ngrohur.

Në Kosovë, lajmi mori edhe miratim opozitar: Abdixhiku e quajti hap drejt sigurisë, Haradinaj “dritare shprese”, ndërsa të gjithë u pajtuan që kur SHBA thërret, Kosova duhet të përgjigjet pa ja lanë “seen”.

***

Në Bruksel, dialogu Kosovë-Serbi u rikthye pas një pushimi të gjatë, me temën kryesore: të pagjeturit. U ra dakord për funksionalizimin e komisionit të përbashkët, një hap i madh për familjet që presin prej vitesh, e për kauzat që i kemi ngritur tash e sa kohë.

Serbia, natyrisht, nuk harroi ta përmendë Asociacionin, sepse disa tema nuk plaken kurrë.

***

Shumë është interesante kjo tema që dje në shkollën e mesme në Prishtinë, “Xhevdet Doda”, pas një dokumenti që ka marrë gazeta Nacionale, pra me fëmijë nën 18 vjeç, janë mbajtë ligjerata për Gjykatën Speciale, ende nuk dihet çka është ligjëru sepse në dokumentin e gazetës së lartpërmendur shihet vetëm që kërkohet vlerësimi i ligjëratës me pikë.

Nëse ligjërata ka qenë informuese, jo bindëse, nëse ka shpjegu çfarë është Gjykata Speciale, pse u krijua, si funksionon dhe pa etiketime, nëse nuk e kriminalizon UÇK-në dhe nuk imponon ndonjë narrativë, atëherë natyrisht se çdokush që jeton këtu, e meriton që të informohet dhe ligjeratë i bie që ka qenë me të drejtë.

Përndryshe, nëse është e kundërta, meriton reagim, këtë po e them pasi drejtori i arsimit të Prishtinës, Samir Shahini, ka thënë se nuk ka pranu një kërkesë për mbajtjen e ligjeratave të tilla, e as nuk ka dhënë një leje të tillë.

Dje ka pas reagime të ashpra nga veteranët, PDK-ja dhe prindërit.

***

Një ditë normale ballkanike, ME pak Trump, ME pak Hagë dhe ME shumë “e shohim në javët në vijim”.