Live Stories from Prishtina

LIVE

March 8, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team

E vërteta rreth planetit tonë është se brenda tij ka shumë mrekulli, për të cilat shpesh nuk ekzistojnë fjalët e mjaftueshme për t’i përshkruar.

Shumë mrekulli të tilla kanë inspiruar njerëzit të krijojnë vepra të paharruara, e një ndër mrekullitë e kësaj bote është edhe vetë gruaja, e cila që nga lashtësia ka qenë frymëzim për poetë, piktorë, arkitektë dhe mbretër, të cilët frymëzimin e tyre e kanë shprehur përmes veprave të tyre.

I njohur për lashtësi, Evropa vazhdon t’i posedojë vendet më romantike, duke përmendur Greqinë, Italinë, Francën dhe Holandën, e rrjedhimisht për t’u konsideruar një vend romantik padyshim se lulet ia shtojnë veçantinë dhe bukurinë.

Holanda njihet për shumëllojshmërinë e tulipanëve, ndër lulet që preferohen për vetë thjeshtësinë që e posedojnë. Sado që mund të tingëllojë klishe, dhurimi i një luleje mbetet gjesti më romantik, e aq më pak kur ti i dedikon dikujt një kopsht të mbushur me lulet e preferuara.

T’i dedikosh një gruaje një kopsht të veçantë, pavarësisht nëse kjo grua është nënë, bijë apo e dashur, me shekuj vazhdon të jetë inspirim për të gjithë.

Një dashuri e madhe e cila u shndërrua në kopsht ishte edhe ajo e konteshës holandeze Jacoba van Beieren dhe burrit të saj Frank van Borssele, ku ky i fundit i dedikoi asaj kopshtin “Keukenhof”.

Duke qenë e dashuruar pas barishteve dhe luleve, Kontesha Jacoba i përdori gjithmonë ato për të përgatitur çaj dhe ushqim, ku ndërkohë bashkëshorti i saj Frank urdhëroi punimin e një parku të mbushur me tulipanë dhe lule tjera si zymbyl, daffodil, zambakë, trëndafila, karafila dhe iris pranë shtëpisë së saj.

Sot kopshti posedon mbi 800 llojeve të tulipanëve, daffodilëve dhe zymbyleve. Fatkeqësisht, parku është i hapur vetëm për tetë javë në vit (në prill dhe në maj), për shkak se vetëm në këtë kohë ndodhë kulmi i ngjyrave të ndryshme tek tulipanët.

Sipas legjendës, lulet e kopshtit çelën vetëm kur kontesha ishte e lumtur.

Ky kopsht shihet si inspirim për shumë çifte dhe si përfundim, dashuria që ndajmë për gruan të mos jetë e theksuar vetëm për 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, por të jetë e përjetshme sikurse ky kopsht historik që ende jeton.