Arkiva
September 27, 2024
Marilyn pozonte sikur po jetonte në një ekstazë të verës së përjetshme, zëri i saj tërheqës përcillte nevojën për diçka që i mungonte, brenda saj kishte bërë vend dhimbja, humbja, varësia dhe braktisja.
Të gjithë e njohim, të gjithë do të vazhdojnë ta njohin, pasi komentet për të nuk u shuan asnjëherë, konspiracionet për jetën e saj nuk ndaluan asnjëherë, edhe 60 vite pas vdekjes së saj, ajo është protagoniste në jetën e çdokujt që lexon dhe përcjellë botën e kulturës dhe të artit.
Qëndrimi i saj në Madame Tussauds me fustanin e fryrë lart është pamja e parë që na portretizohet çdo herë që kemi pyetje për figurën e saj.
Marilyn Monroe, aktorja e bukur – personazhi i cili nuk e mësuam asnjëherë saktë se për çfarë e njohim. Për bukurinë e saj? Për talentin? Për sharmin? Për zgjuarsinë? Për formën e arritjes së saj?
Meqenëse edhe gjeneratat e reja do të njoftohen me të, le t’ju japim një përmbledhje se pse është e njohur dhe arsyet mbrapa famës së saj. Si dhe, për ata të cilët e njohin si emër mirëpo nuk e kanë idenë se për çfarë njihet ajo.
Marilyn pozonte sikur po jetonte në një ekstazë të verës së përjetshme, zëri i saj tërheqës përcillte nevojën për diçka që i mungonte, brenda saj kishte bërë vend dhimbja, humbja, varësia dhe braktisja.
Si e re, nuk më interesonte shumë për të. Isha e fiksuar pas atyre që i perceptoja se po e zhvendosnin peisazhin kulturor dhe filmat të cilët i shikoja nga dy-tre herë pa u mërzitur si… filmat e Audrey Hepburn. Mendova se vajzat që citonin Monroe si frymëzim ishin në rastin më të mirë të rëndomta apo në momentin më të mërzitshëm të tyre.
Më në fund, ishin filmat dhe leximi mbi jetën së saj private që më tregoi triumfin dhe tragjedinë e harkut të saj. Prania publike e Marilyn ishte lozonjare, joshëse dhe e qëllimshme. Ajo pozoi sikur po jetonte në një ekstazë të verës së përjetshme, me ngjyrat e zërit të saj joshës ajo këndonte dhe tingëllonte e lumtur por jeta e saj private u karakterizua nga dhimbja. Abuzimi, varësia dhe braktisja e përcaktuan atë deri në moshën 36-vjeçare, kur ajo vdiq nga mbidoza dhe u përfshi përgjithmonë në fantazitë e atyre që nuk e takuan kurrë.
Marilyn – e njohur me emrin real Norma Jeane Baker, dhe e lindur nga një nënë beqare e cila më vonë u diagnostifikua me skizofreni, e kaloi jetën e saj të re duke u trajtuar si pengesë në jetën e familjes së saj (në këtë rast nënës). Kur ajo ishte 16 vjeç, në vend që të angazhohej në kujdestari, ajo u martua me një fqinj 21-vjeçar, duke shënuar fillimin e një udhëtimi në “marrëdhënie” të ndryshme. Bashkimi i saj me Joe DiMaggio u festua nga publiku derisa, nëntë muaj pasi u martuan, ajo u shfaq jashtë shtëpisë së tyre në Beverly Hills në lot, pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc.
Dhe pastaj dashurinë e madhe që kishte për Arthur Miller, për të cilin ajo pranoi të bënte një jetë të shtëpiakes, duke luajtur rolin e muzës për burrin e saj.
Pastaj letrat e dashurisë së Millerit, njëra e shitur veçanërisht në ankand, tregojnë se ai ishte po aq i fiksuar pas trupit të saj, si çdo djalë me një poster të saj mbi shtratin e tij.
Zbrazëtinë të cilën Marilyn e ndjente erdhi si pasojë e dashurisë së përkufizuar që mori në fëmijëri, e cila për të më shumë ishte një traumë, prandaj edhe kërkoi diçka që e plotësonte. Filmi i publikuar nga Netflix “The Blonde”, i cili flet për jetën private të saj, e zbeh shumë faktin që ajo posedonte talent në aktrim, madje në të gjitha audicionet për filma, gjatë provave ajo përballet me të kaluarën e saj, momentet me dhimbje të cilat e bëjnë të duken tek paneli vlerësues si një person me probleme mentale.
Sipas një artikulli të shkruar nga revista Smithsonian, filmi nuk pretendon të jetë tërësisht historikisht i saktë. Pavarësisht kritikave të marra nga Blonde, regjisori Andrew Dominik e sheh filmin e tij si një përpjekje për të portretizuar atë që ai e konsideron Monroe “të vërtetë”.
Nga perspektiva ime dhe nga filmat e Monroe, ajo pasqyron femrën joshëse dhe e cila nuk e shqetëson kokën për shumë gjëra, ku paraqitja e saj e jashtme është ajo që ka rëndësi, mirëpo nuk dua ta mohoj faktin që aktrimi i saj është i ngjashëm në të gjithë filmat.
Marilyn e kishte shfaqur dëshirën për t’u bërë nënë, por fakti që vuante nga ankthi dhe depresioni i pandërprerë e bënin atë të mendonte se mund të trashëgonte çrregullimin e ngjashëm si nëna e saj dhe nuk deshi që një gjë të tillë ta përjetonin fëmijët e saj.
Ajo u përball gjithashtu me endometriozën e rëndë, një çrregullim i sistemit riprodhues, ku ajo pati edhe një abort spontan. Fakti që nuk mund të bëhej nënë, e bëri atë të mendonte se cili ishte qëllimi i saj në jetë. Imagjinoni të jeni gruaja më e diskutuar në botë, e vlerësuar dhe e mallkuar për fuqinë tuaj femërore – si do të dukej të ishte kjo grua në atë kohë, duke mos e pasur atë që gratë ëndërrojnë? Fëmijën! Pa fëmijën e saj të dëshiruar, Marilyn ishte thjesht një tjetër yll i vetmuar me disa martesa të dështuara nën brezin e saj dhe një grup njerëzish që ajo paguante për të parë interesat e saj, dhe që e trajtonin atë si një burim i disponueshëm.
Ajo është Helena e Trojës për klanin Kennedy. Ajo është kudo. Dhe pavarësisht se ishte kudo, historia e saj ishte një përrallë e anuar që mund të vishej si medalja e fotografisë e të qenurit e bukur.