Live Stories from Prishtina

LIVE

September 15, 2023

Note: Ky blog është krijuar për t’iu ofruar juve një këndvështrim të sinqertë rreth temave të caktuara, duke filluar nga librat dhe kultura, e deri tek mendimet dhe qëndrimet tona. Çfarëdo që të duket personale, mos e konsidero të tillë. Disa janë të bazuara në eksperienca personale, disa në vlerësime filozofike e psikologjike, e disa të tjera në evidencë. Ideja është që të mësosh diçka nga përvojat tona dhe pse jo të të gjenden ndonjëherë në jetë. No hard feelings. It’s all based on a true story. Paper Team.

Kushdo që ulet në një fron për 70 vjet, padyshim se do të jetë dëshmitar i një bote që ndryshon.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II (Elizabeth Alexandra Mary), ishte monarkja më me jetëgjatësi që ka mbretëruar ndonjëherë në Britani, teksa ajo ka përfunduar me dinjitet detyrën e saj ashtu siç e kishte filluar me premtimin, në vijim: “Tërë jeta ime, qoftë e gjatë apo e shkurtër, do t’i kushtohet shërbimit tuaj”.

Elizabeth ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare në fillim të kësaj jave në Kalanë Balmoral në Skoci, duke i lënë vendin djalit të saj të madh, Prince Charles, mbretit të ri.

Si u bë Mbretëresha Elizabeth trashëgimtare?

Elizabeth ishte vajza e Dukës dhe Dukeshës së York-ut (Mbreti George VI dhe Mbretëresha Elizabeth). Babai i saj, George VI u ngjit në fron në vitin 1936 pas abdikimit të vëllait të tij, Mbretit Eduard VIII, duke e bërë Elizabetën trashëgimtare të supozuar.

Pas vdekjes së babait në vitin 1952, Elizabeth u bë trashëgimtarja e fronit, pasi nuk kishte vëlla dhe për shkak të moshës. Si një grua e vetmuar në një det burrash, në peizazhin ende shumë patriarkal të viteve 1950, ajo ia doli mjaft mirë me menaxhimin.

Martesa e saj

Elizabeta u takua me burrin e saj Princin Philip të Greqisë dhe të Danimarkës, në 1934 dhe përsëri në 1937. Pasi u takuan për herë të tretë në Kolegjin Mbretëror Detar në Dartmouth, në korrik të 1939, Elizabeth edhe pse vetëm 13 vjeç, tha se ra në dashuri me Philipin dhe filluan të shkëmbejnë letra. Ajo ishte 21 vjeç kur fejesa e tyre u shpallë zyrtarisht më 9 korrik 1947.

Para martesës, Philipi hoqi dorë nga titujt e tij grekë dhe danezë, ai u konvertua zyrtarisht nga ortodoksia greke në anglicanism (traditë e krishterë perëndimore), dhe adoptoi stilin Lieutnant Philip Mountbatten, duke marrë mbiemrin e familjes britanike të nënës së tij. Pak para dasmës, ai u bë Duka i Edinburgut dhe iu dha stili Lartësia e Tij Mbretërore.

Së bashku me Philipin, Elizabeth kishte katër fëmijë: King Charles III, Anne Princess Royal, Prince Andrew Duke of York, Prince Edward Earl of Wessex.

Çfarë ngjarje të rëndësishme ndodhen gjatë pushtetit të saj?

Gjatë kohës së Elizabeth, GDP-ja në Mbretërinë e Bashkuar u trefishua, si pjesë e një vale të rritjes ekonomike që filloi në vitet 1800 me Revolucionin Industrial dhe me ngritjen që pësoi globalisht në epokën e pasluftës.

Pak para vdekjes së mbretëreshës, India – e cila kaloi gati një shekull nën sundimin e drejtpërdrejt britanik – e kaloi Mbretërinë e Bashkuar, si ekonomia e pestë më e madhe në botë.

Çfarë pushteti gëzon mbretëresha?

Si mbajtës i flakës kushtetuese të vendit, monarku mund të përdorë kompetencat e saj për të emëruar dhe shkarkuar kryeministrin dhe ministrat; për të thirrur Parlamentin dhe për të dhënë miratimin mbretëror për projektligjet e miratuara nga Parlamenti.

Faktet, që duhet t’i dini rreth mbretëreshës

Si mbretëreshë, ajo shërbeu nga 15 kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar. Përfshirë Winston Churchill, Margaret Thatcher dhe së fundmi, Boris Johnson.

Ajo ishte personi i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që lejohej të drejtonte makinën pa patentë dhe ajo vazhdoi të ngiste makinën deri vonë.

Mbretëresha Elizabeth II kishte dy ditëlindje. Ditëlindja e saj e vërtetë, më 21 prill dhe ditëlindja e saj zyrtare, e cila festohej në qershor nga populli britanez në një ditë kur moti ishte me diell.

Mbretëresha Elizabeth II dërgoi për herë të parë një email në vitin 1976. Teksa, publikoi postimin e saj të parë në Instagram në vitin 2019.

Princesha Elizabeth bëri transmetimin e saj të parë në radio në tetor, të vitit 1940, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë jetës së saj, Mbretëresha Elizabeth II dërgoi rreth 50 mijë kartolina Krishtlindjesh.

Por, mbretërimi i Elizabeth ishit kaq unik, saqë ajo la gjurmë me çdo veprim të sajin, si me veshje, ashtu edhe me prezencë.

Elizabeth ishte një sundimtare shumë e zgjuar, mendjemprehtë dhe e njohur për aftësitë e saj që të bindë njerëzit.

Çfarë përfaqësonte Mbretëresha Elizabeth me veshjen e saj?

Për shtatë dekada ajo ishte një ikonë e modës, jo pse ajo vishej trendi por sepse veshjen e kishte armën më të mirë të shprehjes.

Ndjenja e patundur e mbretëreshës për sakrificën individuale dhe vetëdija e saj se ajo ishte, para së gjithash, në shërbim publik luajti roli në mënyrën se si ajo vishej.

Në këtë mënyrë, rrobat e Mbretëreshës ishin edhe kostume, edhe simbol. Ajo vishej me ngjyra që bartnin motive dhe aksesorë që flisnin për ngjarjen në të cilën po merrte pjesë, kreun e shtetit që po takonte ose kombin që do ta vizitonte. Përdorimi i ngjyrës e lejoi atë të dallohej, jo vetëm duke iu sjellë gëzim atyre që e takuan, por në fakt ua bënte më të lehtë atyre që kishin udhëtuar shpesh larg për ta parë mbretëreshën dhe si rrjedhojë për ta identifikuar atë nga turma.

Ajo ishte e guximshme kur i kërkohej, me plot stil, elegante edhe kur bënte gabime, dhe asnjëherë pa paramendim. Mbretëresha nuk veshi asgjë rastësisht.

Ajo quhet “mbretëresha e ngjyrave”, e mini-fundeve te viteve të gjashtëdhjeta dhe përfaqësuese e ngjyrave pastel (madje edhe të printit leopard), dhe ndryshimi i formave, si fustanella dhe funde.

Mbreti i tanishëm i Britanisë së Madhe është Charles, i cili do të pasohet nga fëmija i parë i tij, Prince William, Princi i Uellsit, dhe më pas nga fëmija i tij i parë, Prince George.