Live Stories from Prishtina

LIVE

July 24, 2024

Çdo ditë në botë ka rreth 100.500 fluturime të planifikuara dhe këtu përfshihen dhe cargo-t, ushtarakët, taksitë, pasagjerët. Por kjo mund të shkojë deri në 300.000. Si dhe ka 40,000 aeroporte komerciale.

Sa shumë shifra, apo jo? Gjitha këto shifra sigurisht që do të prodhonin disa ndodhira/fakte që ne në këtë anë të botës mund t’i shohim si absurde por që kanë lindur nga një nevojë e caktuar.

-HIMALAJE:

Vetëm 8 pilotë në botë janë të liçencuar për t’u ulur në aeroportin Paro, Himalaje. Është vendi më sfidues në botë dhe shumë pasagjerë e kanë përshkruar si një ulje “tmerruese”.

 

-SLLOVAKI:

Aeroporti i Bratislavës është i vetmi në botë 1 orë larg Viena, Brno në Çeki, Gyor në Hungari, duke qenë kështu i vetmi aeroport në botë që i shërben 4 shteteve.

-GJEORGJIA, SHBA:

Në 1980 aeroporti i Savanës deshi të zgjeronte  pistën, dhe një familje atypari nuk i dha leje për të zhvendosur 2 varre. Aeroporti e shtroi asfaltin mbi varre duke vendosur 2 pllaka horizontale.

-KANADA:

Në vitet 70′ Montreali ndërtoi aeroportin më të madh në botë në atë kohë “Mirable” i cili u braktis ngadalë për shkak të shumë problemeve të pa parashikuara mirë- një ndër këto probleme ishte distanca tepër e largët me qytetin. Në vitin 2004 filmi “Terminali” u xhirua aty dhe u përdor  për 10 vjet nga industria e filmit, deri sa u prish përfundimisht në vitin 2014-të.

-NJU JORK, SHBA:

Në aeroportin e JFK në terminalin numër 5 ka një vend special për palltot dhe rrobat e rënda dimërore në rast se po udhëton diku nxehtë dhe do të kthehesh sërish në të ftohtë. Ide e shkëlqyer!

 

E keni menduar ndonjëherë pse disa aeroporte e kanë kodin me “X” në fund? P.sh: Milano Malpensa, MPX. Kur emrat u standartizuan në tre shkronja, ata që e kishin me 2 thjeshtë u përshtatën me një “X”.

-ANGLI:

Aeroporti Heathrow i Londrës, përdor makina me speakers që luajnë thirrje paniku nga zogj të ndryshëm predatorë, për t’i trembur zogjtë e tjerë nëpër pistë.

-ARABI SAUDITE:

Kulla më e lartë në botë e kontrollit të trafikut ajror ndodhet në aeoroportin e King Abdulaziz International Airport në Arabinë Sudite. Është 136m e lartë, që e bën atë pak a shumë sa një qiellgërvishtëse 40 katëshe.