Dje n’Shqipëri
10 Qershor, 2026
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, çka ti do dhe si ti do ndoshta nuk bëhet brenda natës por nëse heq dorë nuk do të bëhet fare. Keep showing, consistency is key!
Çka po ndodhë more në Shqipëri?
Për që po ka konsistencë, po ka gjithqysh… kjo po vjen prej protestuesve të cilët kanë ditën e 10-të që po protestojnë, pikënisje u bë “gardhi” i ndërtuar në Zvërnec, Vjosë / Nartë Pisha.
Protestat janë quajtur nga shumë njerëz “Revolucioni i flamingove”, sepse flamingot janë bërë simbol i kundërshtimit ndaj projektit. Protestuesit besojnë se ndërtimi i resortit do të dëmtojë një nga ekosistemet më të rëndësishme të vendit.
Polemikat janë shtuar edhe sepse projekti është lidhur me emrat e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj, Jared Kushner, të cilët prej vitit 2024 kanë promovuar investime turistike në këtë zonë.
Kundërshtarët e projektit kanë tri shqetësime kryesore: së pari, dëmin që mund t’i shkaktohet mjedisit; së dyti, paqartësitë rreth pronësisë së tokës ku do të ndërtohet resorti; dhe së treti, mungesën e transparencës nga institucionet shtetërore.
Me kalimin e ditëve, protestat nuk janë fokusuar vetëm te projekti. Për shumë pjesëmarrës, ato janë shndërruar në një shprehje më të gjerë pakënaqësie ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës se si, sipas tyre, janë menaxhuar hapësirat publike dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë.
Dje në Konferencën që Kryeministri Edi Rama mbajti për mediat e huaja ka deklaruar se ligji për investimet strategjike në Shqipëri do të hiqet deri në fund të vitit 2027 ose edhe më herët nëse përgatitet më shpejt ligji i ri që po hartohet në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.
Sipas Ramës, ky ligj nuk ka qenë problematik apo i padrejtë, siç pretendojnë kritikët, por ka shërbyer për të tërhequr investime të mëdha që përndryshe nuk do të kishin ardhur në Shqipëri.
Ai tha se tani vendi nuk ka më nevojë për këtë mekanizëm, sepse investitorët e mëdhenj po vijnë edhe pa lehtësitë që ofronte ligji.
Deklarata e tij erdhi në mes të debatit të madh për projektin turistik që planifikohet në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës. Rama këmbënguli se heqja e ligjit nuk ka asnjë lidhje me protestat aktuale dhe se ndryshimi i tij është pjesë e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, i planifikuar prej kohësh.
Sa i përket projektit në Vlorë, Rama e mbrojti fort atë. Ai argumentoi se Shqipëria duhet të përfitojë nga investime prej miliarda eurosh dhe se zhvillimi modern turistik nuk mund të bëhet duke shkatërruar natyrën, sepse standardet evropiane nuk e lejojnë një gjë të tillë.
Sipas tij, kundërshtarët e projektit po përhapin shumë informacione të pasakta dhe dezinformata. Ai tha se qeveria po mbledh prova për të treguar se një pjesë e pretendimeve që qarkullojnë në publik janë të manipuluara ose të ekzagjeruara.
Grupi protestues, ka nisur procedurat për të propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Për këtë arsye, grupi i qytetarëve i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar formularin zyrtar që nevojitet për mbledhjen e firmave të qytetarëve.
Kërkesa është bërë në emër të një grupimi të quajtur “Veprimi qytetar për demokraci funksionale”. Mes personave që e kanë nënshkruar janë figura të njohura të shoqërisë civile, përfshirë ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, si dhe aktivistët Andi Tepelena dhe Edlira Çepani.
Sipas dokumentit të dorëzuar, pasi KQZ-ja t’u japë formularin zyrtar, organizatorët planifikojnë të mbledhin firmat e nevojshme brenda një periudhe prej tre muajsh.
***

