Live Stories from Prishtina

LIVE

1 Korrik, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Fuqi nuk do të thotë gjithmonë kurorë, ndonjëherë është një buzëqeshje që mbanë një mikrofon, ndonjëherë është kur nënshkruan pagën tënde, ndonjëherë kur vendos se kush është i vrejtshëm për ty dhe kush heshtet. Bota po thyhet sepse rehatia po bërtet më fort.

Çka ndodhi dje në Kosovë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, do të jenë ndër folësit në samitin dyditor që po mbahet nga dita e djeshme e po vazhdon edhe sot.

Aty ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutojnë mbi zbatimin e Planit të rritjes për rajonin.

Kurti e Vuçiq do të jenë sot përballë njëri-tjetrit në këtë samit. Në të cilin do të ketë diskutim për iniciativat e reja në kuadër të turizmit, mbrojtjës së konsumatorit dhe lidhur me autostradën e tregut të përbashkët.

Në Serbi, dy ditë më parë u çertifikua Blloku i ri B3 në Termocentralin Kostolac, i cili pritet të prodhoj 350 megavat energji elektrike në orë, një investim ky që i ka kushtuar shtetit serb nga 600 deri në 716 milionë euro, pasi është zgjeruar edhe miniera ku nxirret thëngjili linjit.

Lëndët djegëse kryesore për bllokun e ri është qymyri lokal linjit (brown coal), nxjerrë nga miniera Drmno, e cila nga 9 do të prodhojë 12 milionë ton thëngjil në vit, me qëllim furnizimin e Bllokut B3.

Ndërkohë që vendet tjera po ndërtojnë njësi të reja energjetike me bazë qymyri linjit, Kosova, që nga përfundimi i luftës është ngërthyer në renovimin e termocentraleve të vjetra, për të cilat janë shpenzuar mbi 1 miliard euro.

Pavarësisht këtyre investimeve, termocentralet në Kosovë mbeten të vjetra dhe me probleme të vazhdueshme, duke dalë shpesh nga prodhimi gjatë vitit dhe duke lënë qytetarët në mëshirën e importit dhe çmimeve super të larta.

***

Edhe sot për të 40-ën herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të konstituuar Kuvendin.

Pozita po insiston në propozimin e saj për votim të fshehtë mirëpo ky propozim po kundërshtohet nga opozita. Të shtunën pati një takim midis liderëve politik por pa ndonjë rezultat. Seanca fillon nga ora 11:00.

***

Çysh bre, edhe këto mi hup a?!
Kur dikush ta lë në derë një pako me mbi 800 milionë euro e ti s’mundesh me e marrë se je ende duke pritur me u formu qeveria.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian e kanë shprehur shqetësimin për vonesat në formimin e institucioneve, e që po e pamundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të nevojshme për përfitimin e mbi 800 milionë eurove nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Fundvitin e kaluar, Komisioni Evropian mori vendim për t’i mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes. Krahasuar për kokë banori, Kosova do të jetë përfituesja më e madhe nga kjo paketë, me më shumë se 820 milionë euro.

Përderisa nuk ratifikohet marrëveshja, Kosovës do t’i mohohen 61.8 milionë euro si para-financim nga Plani i rritjes dhe 32.8 milionë nga reformat që Kosova veçse i ka zbatuar, pra në total rreth 94 milionë euro.

***

Askush nuk flet për netët kur ti qan në heshtje, sepse asgjë nuk po funksionon ose për mëngjeset kur zgjohesh me sytë e fryrë dhe shpirtin e lodhur. Kjo është pika ku shumica ndalen.

Kur dyshimi bërtet më fort se ëndrra. Por nëse ecën përpara edhe ngadalë, edhe me frikë fillon të bëhesh dikush i pathyeshëm. Mos u frikëso nga asgjë që ndjenë, këto janë superfuqitë tua.