Dje n’Shqipëri
16 Mars, 2026
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës së djeshme me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Shqipërinë tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, nëse t’ka ndodhë të kesh situata që i je shmangur konfrontimit, konfliktit, gjithçkaje që i je frikësuar rezultatit të më passhëm, një gjë kujtoje: “gjanat që i injoron asnjëherë nuk zhduken”!
Çka ndodhi këto ditë në Shqipëri?
Nuk ka festë më të këndshme se “Dita e Verës”, fakti që nderohet bimësia dhe bukurit e natyrës në Shqipëri tregon shumë për lashtësinë e kombit tonë.
“Kur çkrin dimëri, e qaset vera, zemra e njeriut çngarkohet nga një barë, shijon një qetësi”, thotë Faik Koncia për këtë festë.
Në Elbasan gatuhen ballokumet, të cilat tradicionalisht, kremtojnë grurinë e misrit.
Sa bukur uroj të mos e humbim këtë festë, kaq të lashtë, kaq kuptimplotë.
Sa bukur do të ishte nëse çdo ditë do të ishte “ditë vere” dhe do të ndihesha si krejt këta rreshtat më lartë.
Qe nga pak, çka patë?
Në Shqipëri, paga mesatare bruto për një të punësuar në Shqipëri arriti në 86,984 lekë gjatë vitit 2025, nja 4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas të dhënave të INSTAT.
Sektorët me pagat më të larta vijojnë të jenë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me rreth 173,283 lekë, pas tyre renditet nga sektori i informacionit dhe komunikacionit, me 131,165 lekë.
Sa i përket profesioneve, rritja më e madhe e pagave është shënuar tek Forcat e Armatosura, me një rritje prej 10.6%. Rritje pagash pati gjithashtu edhe në administratën publike, përfshirë specialistët, mjekët dhe mësuesit.
Natyrisht që rritja e pagave në sektorin publik ushtron presion edhe tek bizneset private për të rritur pagat. S’ka veç sektori publiku mu kënaq, tek e fundit standardin jetësor të vendit e jetojmë të gjithë, privat e publik.
E popullësia me mosha prej 15-64 vjeç janë kyq edhe ma shumë në tregun e punës. 0.4 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
S’punon kërkush as tokë as sen, se është shtrenjtu kostoja e prodhimit dhe është zvogëlu kërkesa për blerje nga tregjet e huaja.
Bujqësia pësoi një ulje prej 9.7%, ndërsa industria shënoi një rënie prej 0.7%, për shkak të faktorëve si kursi i këmbimit.
Ndërkohë, sektori i hoteleri-turizmit vazhdon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore vendase, ndaj shumë biznese po punësojnë staf nga vendet e treta.
Para një kohë që ishim në Tiranë tek studio jonë atje, kur ndalum për pushim tek një prej mbushjeve me derivateve, shumica e stafit ishin të huaj. Veç thash ta ndajë një shembull që, “po, ka staf prej vendeve tjera”.
***
Qyteti i Durrës po mirëpret një numër në rritje turistësh të huaj që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimesh pranverore në Albania.
Temperaturat e buta, çmimet më të lira dhe qetësia jashtë sezonit veror janë disa nga arsyet kryesore që i tërheqin vizitorët në këtë periudhë. Turistë nga vende të ndryshme shprehen se qyteti ofron një atmosferë relaksuese dhe mikpritëse.
Vizitorët vlerësojnë sidomos bregdetin, shëtitjet në qytet dhe mikpritjen e vendasve. Edhe pse Muzeu Arkeologjik i Durrësit dhe Muzeu Etnografik i Durrësit nuk janë ende të hapur për vizitorët, turistët veçanërisht të rinjtë thonë se qyteti ka shumë për të ofruar, nga atmosfera urbane deri te aktivitetet në bregdet.
Një pjesë e mirë e turistëve janë të rinj që udhëtojnë në grupe dhe tregojnë se po shijojnë përvojën në qytet, duke zbuluar kulturën lokale dhe jetën e përditshme.
***
Gjuetia e paligjshme me dinamit përgjatë bregdetit të Vlorë, përfshirë zonën e Karaburun Peninsula dhe Sazan Island, problemi më i madh me menaxhimin e hapësirave publike.
Alarmi është shtuar pasi pak ditë më parë një “Mediterranean monk seal” është gjetur e ngordhur në bregdetin e Pashaliman. Dyshohet se ngordhja mund të lidhet me shpërthimet me dinamit në det, një metodë e ndaluar që përdoret për kapjen e peshkut.
Natyrish që dinamiti shkakton dëme të mëdha në ekosistemin detar, duke prekur jo vetëm peshqit, por edhe specie të tjera si delfinët, fokat dhe bimësinë nënujore. Sipas tyre, shpërthimet në det mund të kenë ndikim të fortë tek gjallesat detare, veçanërisht nëse ndodhin gjatë periudhës së shumimit të peshkut.
Peshkatarët madje kanë tregu që ka ulje të vazhdueshme të sasisë së peshkut ndër vite, pasi shpërthimet dëmtojnë pa dallim peshqit e mëdhenj dhe të vegjël, duke shkatërruar njëherësh sasi të mëdha të tyre.
***
E sa për të qenë në një vijë me fjalin hyrëse, më lejo që ta them edhe këtë: gjanat që ti i lejon në jetën tënde, njerëzit që hynë në jetën tënde, janë po ato të njëjtat që kanë për të të formësuar.

