Live Stories from Prishtina

LIVE

12 Gusht, 2025

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje javore me lajme që kryesuan javë  dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!

Një astronom thotë se hëna mund të shpërthejë në çdo moment, duke e çuar tokën drejt shkatërrimit të plotë. Mund të tingëllojë si fundi i botës, por ne do ta bëjmë këtë: Do ta vendosim në vendin e 1723-të në listën tonë të gjatë të gjërave për t’u shqetësuar. Sepse jeta është kështu: çdo ditë na shfaqë skenarë të frikshëm e katastrofa të mundshme, por shumicën prej tyre i vendosim në pritje, duke zgjedhur të jetojmë ditët me të mirat dhe vështirësitë e saj.

Çka ndodhi dje në Kosovë?

Në Kosovë fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit ka qenë i vatrave të zjarrit. Vetëm dje në Kçiq të Mitrovicë janë djegur tri shtëpi dhe u bë evakuimi i banorëve.

E në vështirësinë e këtyre ditëve që sikletin ma të madh e shohin familjet që kanë pësuar dëme materiale e shpirtërore, shqiptarët ja dalin me tregu mënyrën se si gjenden.

Në fshatin Dobërllukë, bujqit me vetëiniciativë vendosën sistemin e spërkatjes afër rrjeteve elektrike për t’i mbrojtur nga propabiliteti i djegies.

***

Ngërçi politik nga moskonstituimi i Kuvendit po kërcënon funksionimin e institucioneve të pavarura që i raportojnë direkt legjislativit. Në mungesë të konstituimit, Kuvendi nuk është në gjendje të emërojë anëtarët e bordeve duke i lënë një numër agjencish e autoritetesh rregullative pa kuorum vendimmarrës.

Që nga 5 gushti vendime nuk mund të marrë as Agjencia Kosovare e Privatizimit, pasi gjashtë prej tetë anëtarëve të bordit u ka skaduar mandati.

Ndërkaq prej muajsh pa bord funksional ka mbetur Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM), duke e lënë sektorin e mediave audiovizuale pa mbikëqyrje efektive, në kohën kur vendi përballet me fushata të ashpra dezinformuese. Në mungesë të pesë anëtarëve, KPM-ja mbetet jofunksionale.

Avokatit të Popullit do t’i përfundojë mandati më 28 shtator derisa katër zëvendësavokatëve të Popullit u ka përfunduar mandati më 14 qershor. 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës pritet t’u skadojë mandati në nëntor të këtij viti.

Gjykata Kushtetuese rrezikon të mbetet pa kuorum në rast të dorëheqjes ose shkarkimit të ndonjërit prej gjyqtarëve. Aktualisht, Kushtetuesja i ka shtatë gjyqtarë aktivë dhe largimi eventual i ndonjërit prej tyre do ta pamundësonte kuorumin në vendimmarrje. 

E njëri prej gjyqtarëve të këtij institucioni u bë shkak që presidentja ta tërheqë kërkesën rreth konstituimit të Kuvendit, me arsyen se Radomir Laban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. 

Që nga fundi i 2024-ës, Kushtetuesja mbeti pa dy gjyqtarë, pasi ju skadoi mandati Gresa Caka-Nimanit (kryetare) dhe gjyqtares, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi. 

****

Kostoja e restaurimit të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës është rritur për 200 mijë euro. Po ashtu, është zgjatur periudha e përfundimit të punimeve. Një prej investimeve më të mëdha kapitale në infrastrukturën kulturore del se s’mund të mbyllet as me 7 milionë euro. Ministria e Kulturës nëpërmjet negocimit do t’i shtojë edhe 198 mijë e 516 euro që të kryhen punë shtesë në ndërtesën që është monument. Punët i janë besuar “LimitProject Sh.P.K”, kompani që bashkë me “Rinesa Sh.P.K” janë duke i kryer punimet.

***

Ka një thënie që më mbeti në mendje: Mund të mos jesh i lumtur që ekziston sot (sepse jeta i ka ato ditët që gjithçka na pengon), por diku, dikush është i lumtur që ti ekziston. Sa shpesh e harrojmë këtë të vërtetë? Në momentet kur jemi të zhytur në mendime të errëta, kur ndjejmë se nuk kemi rëndësi, harrojmë se për dikë tjetër ne jemi arsyeja e një buzëqeshjeje, e një kujtimi të ngrohtë, e një shprese. Njerëzit nuk na tregojnë gjithmonë sa vlejmë për ta dhe ne nuk e shohim gjithmonë qartë rolin tonë në jetën e tyre. Por pavarësisht asaj që mendja na pëshpërit, ekzistenca jonë shpesh është dhurata më e madhe që u kemi bërë atyre.