Live Stories from Prishtina

LIVE

17 Gusht, 2025

Ujë kristal që shkëlqen, plazhe që duken sikur janë kërkuar në Google Earth, por të paprekura nga turma e turistëve dhe që mund t’i shijoni pa lënë shuma të mëdha. Për ata që kërkojnë diçka autentike.

Artikulli më poshtë ju udhëheq në katër prej këtyre plazheve, të gjitha të përzgjedhura nga burime kredibile dhe përvojat e “freskëta” personale, për t’ju siguruar eksperiencë të mrekullueshme por që nuk përfshinë lluksin.

Prej postimeve të Duas që sa e sheh te Kepi Merli, pastaj në Ibiza, që i mashtron evropianët duke ju thanë që secilen punë dinë me shndërru në pushime (dhe ja kam shumë zilinë) e deri tek reels-at që i sheh në “for you page” në instagram, facebook e tik-tok, duke t’i shty përpara algoritmi personat me rroba Prada ose ata me h&m ose zara, çkado që ka valixhja e tyre, nuk mjafton nëse nuk e ki zemrën e pushuesit. Pra nëse s’ja di rërës e ujit të Zotit kënaqësinë, s’ke përjetuar ende gjë!

Dhërmiu

Një nga plazhet më të njohura dhe më të mbushura me njerëz në bregun shqiptar të Jonit është ai i Dhërmiut, i frekuentuar nga vendasit dhe turistët e tërhequr nga ujërat e mrekullueshme dhe të pastra blu. Gjatë udhëtimit do të hasni shumë bunkerë të shpërndarë të periudhës komuniste. Prej fiqit me pesë copa që i shet ajo zonja nëpër plazh që ka vesh qorape që të mos i “sosen” këmbët, tek koktejet që nuk ja thonë fort përveç nëse është produkt i gatshëm (birrë në shishe), lej shërbimet këqyre detin. Këtë vit provoje “Domi Beach”.

Borshi

Borshi është plazhi më i gjatë në brigjet e Jonit, me tri kilometra vijë bregdetare është vendi ideal për ata që duan të pushojnë. Plazhi është i rrethuar nga natyra e lulëzuar, e përbërë kryesisht nga pemët e ullirit dhe agrumet. Ata që e duan ecjen mund ta bëjnë këtë në bregdet, i cili ofron dhe një zbulim të artit bizantin, ku mund të vizitohet fshati me të njëjtin emër dhe kështjellën e tij.

Himara, Livadhi

Deti blu dhe i pastër është karakteristika e plazhit të Himarës, i cili në vitet e fundit është bërë një vend shumë turistik. Këtu do të gjeni kryesisht gjire të vogla dhe të rrumbullakëta me një pamje graduale në det. Gjithashtu ka edhe shumë objekte akomodimi. Perlë e vërtetë është qyteti antik në majë të kodrës, ku mund të admirohen rrënojat e kështjellës së Himarës. Provo plazhin e Livadhit, arrihet lehtësisht me makinë nga Himara, duke marrë rreth 15 minuta. Plazhi ofron shërbime si çadra dhe shezlongë me qira. Vizitorët rekomandojnë përdorimin e këpucëve për gurë për shkak të zhavorrit.

Porto Palermo

Porto Palermo është një gadishull i vogël në të cilin ndodhet kalaja e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, politikani dhe guvernatori i shumë territoreve evropiane të Perandorisë Osmane, në nder të gruas së tij, gjatë shekullit të 19-të. Ky plazh shqiptar është vendi ideal për ata që e duan natyrën e egër. Sigurisht që meriton një ndalesë për shkak të detit, por edhe të kështjellës që mund të vizitohet.