Dje n’Kosovë
4 Janar, 2025
Shkruan: Erletë Rrustemi
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
Kjo mbi të gjitha për veten tënde: ji i vërtetë siç është besnik nata ndaj ditës, atëherë nuk mund të jesh i rremë ndaj askujt. Nuk do ndihesh në siklet për asgjë sepse ti nuk ke asgjë për të fshehur!
Çka e karakterizoi dje Kosovën në vija të trasha?
Kur erdhi 2025-ta, mendova që menjëherë do të përballemi me ndonjë ndryshim që do të vihej re në ditët e para. Ndoshta edhe gjithçka do jetë njësoj deri në zgjedhje, ani edhe tash po hyjnë në fushatë zgjedhore, a thu çfarë cirku do shohim?
Duke u thirrë në shpresë për qeverinë aktuale dhe vitin që sapo kemi hy, si ndodh dhe rritet numri i azilkërkuesve, u rrit për 108% krahasuar me vitin e kaluar?
Injorimi i problemit duke u munduar ta amortizojë me shifra statistikore të fqinjëve (e pse do të duheshim të brengoseshim ne për Serbinë, për shembull?) është shprehje e paaftësisë për t’u ballafaquar me problemin.
***
Në vitin 2024 nuk u shënuan rezultate për reformën në sistemin e drejtësisë. Institucionet e drejtësisë vazhdojnë të përgatisin aktakuza të dobëta e mos të shqiptojnë dënime meritore.
E asnjëherë mos të harrojmë polemikat mes institucioneve qeveri-drejtësi. Komentet e ekzekutivit kundër legjislativit, të bëjnë të mendosh që “kurgjo nuk bojnë hesap në këtë shtet”.
kulturë***
Suksesi më i madh i Operës së Kosovës në 2024-tën ka qenë momenti historik në skenën e operës në Kosovë: inskenimi i parë i “Gocës së Kaçanikut” në vendin e origjinës. Erdhi 45 vjet pas atij të 1979-s në Tiranë. U dha premierë më 23 shkurt në një sallë private.
Ekipi i Operës synon që për këtë vit, midis aktivitetesh, do të jetë edhe një produksion madhor. Institucioni shpreson që buxheti për sivjet të kapë shifrën prej një milion eurosh. Por në Ligjin për ndarjet buxhetore në buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, është larg kësaj shume. Janë Paraparë 640 mijë euro. E, buxhetin prej 600 mijë eurosh të vitit 2024 e ka shpenzuar në tërësi. Gjysma ka shkuar për “Gocën e Kaçanikut” dhe “La Traviatas”
***
Kujtimet, edhe ato më të çmuara, çuditërisht zbehen shpejt. Pse të mos jesh e kundërta e të gjithëve. Kujtimet që i vlerëson më shumë, t’i mbash pranë dhe të mos i shohësh asnjëherë duke u zbehur!