Live Stories from Prishtina

LIVE

18 Shtator, 2024

Shkruan: Erletë Rrustemi

 

Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditës së djeshme dhe domethënien e tyre për ne! Artikujt janë ditorë dhe bëhen një me ty kur ndajmë përditshmërinë e njëjtë në Kosovën tonë. Paper ndan me ty!

Lexues i dashur një gjë mbaje në mendje: muza më e fuqishme e secilit prej nesh është fëmijëria jonë dhe ngjarjet që e përkufizuan atë deri sa u rritëm.

Çfarë ndodhi ditën e martë në Kosovë?

***

Takimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë përfunduan pa takim tre palësh, palët përfunduan duke akuzuar njëri-tjetrin. Kryenegociatori Besnik Bislimi ka deklaruar se letra e Bërnabiqit nuk është tërhequr. Si duket Lajçak nuk arriti t’i bind për një takim serbët? Pse Lajcak i cili deklaroi që Bërnabiq ka tërhequr letrën e cila fliste për mos pajtimin e pjesëve kryesore të marrëveshjes, nuk arriti t’i bind për takim? A nuk ekzistojnë procedura për tërheqjen e një letre? A po e luan Serbia lojën mirë edhe me Perëndimin edhe me Rusinë?

***

“Qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar, është i qartë dhe s’do të ndryshojë. Kushtetuta e Kosovës është legjitime. Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime. Jemi të lumtur për përkrahjen që kemi dhënë për ndërtimin e këtyre institucioneve”, ka deklaruar Ambasadori i SHBA-ve Jeffrey Hovenier. Saktë. Nuk paskan heq bash dorë SHBA-ja për mbështetje karshi nesh i dashur lexues apo jo? A ka pas marrëveshje që Posta Telekomi i Serbisë me qenë si strukturë praralele e  jashtëligjshme ? Jo. A ka pas marrëveshje me u mbajt Dinari si vlerë monetare? Jo. Çka ka bërë gabim kryeministri Albin Kurti i dashur lexues? Hapin për hapjen e urës?!

***

Si vlerë e jona e vetme sa i përket filmit – Pri Fest mbaron edicionin e tij të sivjetshëm. “PriFilmFest”, e ka mbyllur edicionin e 16-të me ndarjen e çmimeve, ku ka triumfuar filmi “Heshtja e sirenave” me regjisor e skenarist Gazmend Nelën. Protagonisti kryesor në këtë film, aktori Sunaj Raça është shpallur Aktori më i Mirë, ndërsa sivjet veçanti ka qenë Çmimi për Arritje Jetësore në Kinematografi i festivalit, i cili i është dhënë regjisorit, aktorit e dramaturgut Enver Petrovci.

***

Në ditët e shtatorit lexues i dashur, atëherë kur gjithmonë fillojmë epoka të reja, kujtojani vetes cilën premtim e keni bërë kur keni qenë fëmijë! Të jeni njeri i mirë apo i sjellshëm?