Arkiva
June 14, 2024
Sa keq që njerëzit e kuptojnë që nuk ndihen njësoj kur fillojnë të thonë se shpina dhe gjunjët e tyre janë të vetmit që ua kujtojnë moshën që kanë.
“Në prag të të 90-ve, e kuptova që mosha është një gjendje shpirtërore”, janë fjalët e aktores të famshme italiane Sophia Loren, e cila pak muaj para ditëlindjes së saj të 90-të në shtator ka dhënë një intervistë për revistën Vogue duke liruar energjinë e saj pozitive.
Meqenëse mosha e saj nuk e lejonte një takim fizik, intervista u zhvillua përmes telefonit dhe ajo e filloi kështu:
“Zgjohem dhe është e vështirë për mua të imagjinoj se jam në këtë jetë për gati një shekull, sepse ende mund të shoh një rrugë të gjatë përpara meje, shumë gjëra për të bërë, shumë vende për të parë, njerëz të rinj për të takuar”, ka thënë ajo nga Los Angeles.
Këtë muaj, jeta dhe karriera e mrekullueshme e Lorenit ishin edhe subjekti i “Sophia Loren: La Signora di Napoli”, një retrospektivë me 13 filma në Lincoln Center në New York, e organizuar nga organizata italiane e filmit Cinecittà. Në këtë retrospektivë u shfaqën filmat e saj të pashlyeshëm (përfshirë Two Women të viteve 1960, filmi i cili e bëri atë personin e parë që fitoi një Oscar për një rol që nuk ishte në gjuhën angleze), pastaj komedive Arabesque (1966) dhe Too Bad She’s Bad (1954), ky i fundit shënon jo vetëm rolin e parë madhështor të Lorenit në ekran, por edhe të parin nga shumë bashkëpunimet e saja me aktorin Marcello Mastroianni.
Por, le të shikojmë historinë e saj kinematografike
Bukuria e përjetshme e Sophia Loren, karizma e pamohueshme, thellësia në role dhe sofistikimi gjithnjë befasues e kanë bërë atë një nga thesaret më të mëdha të kinemasë botërore.
Filmografia mahnitëse e Lorenit është një vals në vetë historinë e Hollywood-it, filmat e saj që kalojnë nga komeditë zbavitëse romantike, si “Yesterday”, “Today” dhe “Tomorrow” të vitit 1963 (që përmban striptizin e saj ikonik), deri te dramat solemnisht serioze si “A Special Day 1977”. Kjo e fundit drejtuar nga Ettore Scola, përqëndrohet në ngritjen e shpejtë të asaj kohe të fashizmit italian, ku Sophia Loren imitoi realitetin e vetë që kishte ndodhur dekada më parë, përderisa ajo dhe familja e saj ishin të pastrehë, të uritur dhe të grumbulluar në tunelet e trenave rreth Napolit për t’i shpëtuar bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke e zbukuruar personazhin e saj në ekran, gjatë lulëzimit të Italisë pas luftës, Loren i dha një ndihmesë kulturës italiane. Ajo magjepsi botën përmesë portretizimit të kulturës italiane në të gjithë pjesën tjetër të botës. Filmat e saj u shërbenin emigrantëve italianë në Amerikë si një lidhje me vendin e vjetër—dhe në veçanti Napolin, vendin e saj të lindjes. Kjo ide ndoshta nuk u ilustrua më mirë sesa në performancën e saj të famshme të “Tu Vuo Fa L’Americano” nga komedia klasike e vitit 1960 “It Started in Naples”.
Sigurisht, bukuria mahnitëse e Loren ishte një tjetër aspekt i legjendës së saj, duke e bërë atë, fatkeqësisht, të njihet nga bota më shumë për bukurinë sesa talentin dhe punën e saj. Pas kopertinës së saj të parë të Vogue US në 1961, ajo u filmua për revistën nga njerëz si Richard Avedon dhe Bert Stern.
Në intervistat e saja të fundit duket sikur Loren po tenton ta shijojë çdo moment deri në frymën e fundit. E këtu vlen të ceket; duke qenë falenderuese për çdo gjë që ka përjetuar dhe jetuar deri sot. (Sikur të ishim edhe ne çdo ditë)
Ajo tha këtë deklaratë për jetën e saj kinematografike;
“Çdo film ka qenë një aventurë unike. Ata janë të gjithë kapituj të jetës sime ku morra mësime, u derdhën lot dhe u kapërcyen sfida”.
Një dolli për Sopiha Loren!