Arkiva
14 Maj, 2024
Ky artikull tregon për përgjigjen që Nick Cave e shkruan për çdo pyetje që ai merr nga adhuruesit e tij. The Red Hand Files, është web faqe që pyetjet në formën e shqetësimit i shkruan në formë të letrës duke u dhënë këndvështrim personal.
Pyetjet e artistëve:
1.”Muza ime më ka braktisur, më ka humbur çdo motiv për të krijuar si filmbërës ashtu edhe si kantautor. A jeni ndjerë ndonjëherë i huaj me veten dhe identitetin tuaj si artist?”
2.“Sa herë që shkel në studion time, me qëllime flakëruese, shkërmohem nga paraliza patetike dhe nuk i’a dal dot. Bëje, pikturo i them vetes. Jo. Dreq (shan në vete). Pse jo? Nuk mund ta rregulloj me trurin tim këtë koncept. Unë nuk e di se si të rilidhem apo pajtohem duke bërë art në një botë të krijuar nga lufta dhe mizoria, si do të ndihmonte ndonjëherë pikturimi i një tabloje të ndyrë. Si krijoni ju në këtë mjedis?”
Letra e Nick Cave:
Të dashur Tam dhe Dan,
Çfarë e bën punën tonë të veçantë dhe kaq të jashtëzakonshme sa që kërkon frymëzim ose një muzë për ta bërë atë? Ne jemi artistë dhe punojmë në shërbim të të tjerëve. Nuk është diçka që e bëjmë vetëm atëherë kur ndihemi të motivuar – ne krijojmë sepse është përgjegjësia jonë ta bëjmë këtë. Në këtë mënyrë, profesioni ynë nuk është i ndryshëm nga ai i shumicës së njerëzve. A shkon një i rritur i zakonshëm që ka obligime familjare dhe ndaj vetes në punë vetëm nëse ndihet në disponim për të punuar? A e bëjnë këtë mjekët? A e bëjnë punëtorët? mësuesit? A e bëjnë shoferët e taksive? Ne jemi të detyruar të bëjmë punën tonë, si gjithë të tjerët, sepse hapësira që zëmë varet nga pjesëmarrja jonë dhe shkatërrohet nëse nuk e bëjmë. Një artist i përkushtuar nuk ka luksin të tregohet zbulues. Frymëzimi është indulgjenca plogështore e lakmitarit. Muzat, Tam, janë për humbësit!
Ideja se nuk mund të pikturosh sepse bota është “e bërë nga lufta dhe se bota është mizore” duhet të jetë justifikimi më i çalë dhe më i dobët për të mos punuar që kam dëgjuar ndonjëherë, Dan. Si do të ndihmojë pikturimi i një fotografie të ndyrë? – do të ndihmojë, sepse arti është kthimi fisnik dhe i domosdoshëm ndaj mëkateve të botës. Kur bota nxiton drejt nesh me të gjitha plagët e saja që rrjedhin – duke dashur, duke e ndjerë nevojën – Ne a i mbulojmë sytë dhe tërhiqemi? A ulemi dhe shtrëngojmë duart në dëshpërim? A vrapojmë dhe fshihemi? Apo nxitojmë drejt saj, siç nxitojmë drejt një fëmije të lënduar i cili po pret për ndihmë me krahë hapur.
Nëse duam ta quajmë veten artistë, atëherë duhet të shmangim justifikimet e panumërta dhe të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Po, bota është e sëmurë dhe po, mund të jetë mizore, por do të ishte shumë më e sëmurë dhe shumë më mizore nëse nuk do të ishin piktorët, filmbërësit dhe kantautorët pra krijuesit e bukurisë, që përshkojnë gjakun dhe baltën e gjërave që hasin derisa arrijnë drejt qiellit për të tërhequr vetë qiejtë.
Këto janë kohë të rrezikshme dhe urgjente. Tani nuk është koha për t’u ulur duke u ankuar për gjendjen e botës – ua lëmë këtë milingonave që punojnë për mediat sociale – dhe as nuk është momenti për të pritur deri në gjetjen e frymëzimit. Është koha për të filluar punën, për të arritur dhe për të hequr idenë hyjnore nga djepi i saj ku fle dhe për t’ia ofruar botës. Krijo, Tam! Krijo, Dan! Krijoni sikur jeta juaj varet nga kjo gjë, sepse sigurisht, sigurisht që varet!
Me dashuri, Nick