N’Kosovë
22 Prill, 2026
Kumti i editorëve: Ky artikull është shënuar për t’iu treguar gjendjen tonë emocionale, shpirtërore, politike, financiare, kulturore dhe motoristike bazuar në ngjarjet e vërteta të ditëve të shkuara dhe domethënien e tyre për ne! Artikulli është përmbledhje e ditës me lajme që kryesuan ditën dhe bëhen një me ty kur ndajmë lajmet e njëjta në Kosovën tonë. Paper ndanë me ty!
I dashur lexues, a të ndodhë me dëgju lajme të mira çdo ditë… nëse ty nuk të dhuron lajme të mira dikush, a ndodhë që ti t’i dhurosh lajme të mira dikujt? Se njëra prej lajmeve të mira në ditë, është kur e di që dikush t’ka kërku ty.
Në këto ditë, Kosova paraqet pamjen e një vendi ku nevoja është emergjent, por vendosmëria e vogël. Klasa politike, e zgjedhur për të zgjidhur nyje, duket sikur ma e lehtë po e ka krijimin e atyre nyjeve.
Çështja e presidentit, që në një republikë të rregullt do të duhej të ishte ushtrim kushtetues, tek ne është njësia matëse mes partive se kush e ka krenarinë më të madhe.
Qeveria ja len fajin opozitës, opozita përgjigjet se faji qëndron te qeveria, si njëfarë mesele që bon kishe po ta ndin për tjertë e në fakt e mendon veç vetën.
Ndërkohë jeta ecë veç përpara, kërkush nuk ka shpikë makinen e kohës, ata veç ne filma e kemi pa. Rreziku i zgjedhjeve të reja përmendet ma shumë si temë se si kishe po na shpenzon financiarisht po kërkush nuk tregon që shpenzimi ma i madhë është besimi i publikut, i njeriut, i qytetarit. E kur e mëson këtë pastaj bindesh që të gjithë kanë agjenda të caktuara.
Një komb nuk dobësohet vetëm nga kundërshtarët e jashtëm, por edhe nga zakoni i brendshëm për t’i lënë detyrat e shtëpisë për momentin e fundit. Se tani këtu ndryshon krejt rrjedha, nëse kompromisin fillon me pa si zgjedhje që e bojnë humbësat, normal që bllokadën e sheh si zgjedhje.
Gjithkun ka fillu me hi uji, e ka njëfarë shprehje populli.
Inspektimet në sektorin e ndërtimtarisë kanë zbuluar shkelje të shumta dhe kjo ka vazhdu deri tek ndalimi i punimeve. Nëse punëtori hyn në vendin e punës pa siguri, atëherë çka i duhet puna kur e rrezikon mirëqenien. Ligjet që nuk mbrojnë jetën janë vetëm letër me vulë.
Sipas raporteve të 48-orëve të para, janë inspektuar 110 vendpunishte, janë ndaluar punimet në 50 prej tyre dhe janë dhënë 33 vërejtje.
Po gjithë dikun ekziston drita edhe ti lexues i dashur sa herë e sheh të lutëm fole. Sepse gjanat e mira nëse nuk folen shuhen.
Është edhe ajo fjalia tjetër që gjanat e bukura që i sheh e i prek njeriu i shkatërron.
Pianistja Melisa Ibrahimi është nderuar në Spanjë me vlerësime të rëndësishme artistike. E është shumë mirë kur vendi yt nderohet për talentet që ka brenda.
Çmimi “Award of Supreme Excellence” dhe titulli Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë nga prestigjiozi “World Piano Association Spain” është një prej atyre njohjeve kulturore për Kosovën nga vendi që politikisht nuk e njeh shtetin më të ri në Evropë

